Ligji "Antimafia" "sëpatë" edhe ndaj gjyqtarëve e prokurorëve
Projektligji i ri "Antimafia", i cili pritet të miratohet nga mazhoranca aktuale, megjithëse shumë i debatuar, i shtrin efektet edhe mbi njerëzit e drejtësisë. Ministria e Drejtësisë ka përcaktuar se personat që preken nga neni 319/a i Kodit Penal, në të cilin bëhet fjalë për korrupsionin pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të drejtë të drejtësisë, mund t‘u sekuestrohet pasuria nëse nuk e deklarojnë. E thënë më thjeshtë, nëse një prokuror apo gjyqtar akuzohet për korrupsion nga qytetarët, megjithëse nuk ka filluar një procedim penal, u sekuestrohet pasuria dhe do të heqin të "zitë e ullirit" për ta rimarrë. Pra, mjafton që kallëzimi i qytetarëve të regjistrohet dhe menjëherë ligji "Antimafia" fillon të zbatohet ndaj njerëzve të drejtësisë, fillimisht duke u bllokuar të gjitha pasuritë që mund të zotërojnë. Drafti që ka kaluar në Parlament e përcakton qartë se, nëse kallëzimi ndaj njerëzve të drejtësisë pushohet dhe nuk ka një hetim, pasuria qëndron e sekuestruar. Gjyqtarët e prokurorët duhet të kenë të faturuar të gjithë pasurinë, pasi në rast të kundërt pasuria i kalon shtetit. Sipas juristëve, ligji që mund të miratohet ka fuqi prapavepruese dhe në këtë rast, të gjithë gjyqtarët e prokurorët, si dhe njerëzit e tjerë të drejtësisë të akuzuar dhe proceduar për korrupsion pasiv ndër vite, rrezikojnë të humbasin pasurinë nëse nuk e kanë të deklaruar apo të faturuar.
Kush prekej
Në variantin e vjetër të ligjit që është ndryshuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2007, vetëm në një kategori veprash penale i shtrinte efektet te ky ligj. Veprat penale ishin objekt i Gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda të gjitha në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale. Nëse një person akuzohej për rrëmbim ose mbajtje peng të personave mund t‘i sekuestrohej pasuria, ndaj të cilës kishte dyshime se mund të ishte vënë nga konsumimi i kësaj vepre. Varianti i mëparshëm i ligjit "Antimafia" i shtrinte efektet edhe ndaj pasurisë së personave që akuzoheshin për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë dhe trafikimit të personave, femrave, të miturve, të armëve dhe municioni e deri te trafiku i narkotikëve. Vepra e fundit që prekej nga sekuestrimi i pasurisë ishte ndaj personave që drejtonin apo organizonin një organizatë kriminale.
Kush preket
Drafti i ri i hartuar nga Ministria e Drejtësisë ka një gamë të gjerë veprash penale në të cilën shtrihen efektet. Krahas veprave penale që kanë qenë në modelin e vjetër të "Antimafies", hartuesit e ligjit kanë shtuar edhe tetë vepra penale të tjera, kryesisht në sferën ekonomike, ndërsa një tjetër vepër penale është në diskutim. Sipas draftit që ndodhet në Parlament, u sekuestrohet pasuria personave që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa më pas janë listuar veprat penale në fushën ekonomike si korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë. U sekuestrohet pasuria edhe personave që akuzohen se ushtrojnë ndikim të paligjshëm ndaj personave me funksione publike. Këtyre personave u verifikohet pasuria edhe nëse nuk ka një dosje penale, pra mjafton që një qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë i akuzon. Ndërkohë, listës së veprave penale që janë shtuar për këtë ligj janë: korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë; korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit dhe korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Në diskutim është vepra penale e pastrimit të produkteve të veprës penale.