Çdo ditë vetëm në Tiranë 100 persona me grip
Viroza e stinës dhe gripi i derrit AH1N1, çdo ditë po e zgjerojnë edhe më shumë "hartën" e infeksionit. Ende nuk ndodhemi në periudhën e pandemisë, por të prekurit nga gripi në vend po shumëfishohen nga dita në ditë.
Vetëm në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë, çdo ditë regjistrohen 100 pacientë të rinj, të prekur nga viroza e zakonshme apo gripi i derrit. Në Shërbimin e Infektivit është ngritur njësia e emergjencës, dhe të gjithë të prekurit nga gripi i derrit, apo rastet me komplikacione trajtohen pranë kësaj njësie në shërbimin e infektivit. Sipas shefit të infektivit, Dhimitër Kraja, çdo ditë në këtë pavijon trajtohen rreth 15 të prekur nga gripi i derrit. Në vendin tonë, numri i të prekurve nga AH1N1 është mbi 190, ndërkohë që Laboratori i Virologjisë vazhdon të grumbullojë dhe të ekzaminojë mostra nga i gjithë vendi.
Rastet
Drejtoria e QSUT-së ka deklaruar dje se është e gatshme të përballojë sipas evolucionit të dinamikës së gripit A/H1N1, raste të tjera të sëmundjes konform planit të emergjencës që parashikon edhe faza C e saj. "Kjo fazë përfshin vënien në dispozicion të mjaft shtretërve në të gjitha pavijonet e ndërtesës së shërbimit infektiv. "Deri tani situata është përballuar mirë në të gjitha drejtimet", deklaroi dje drejtori i qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza". Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore sqarojnë se situata nuk bërë ende alarmante dhe fluksi i të prekurve nga gripi i derrit apo ai i zakonshëm do të regjistrohet në muajin shkurt. "Javën e fundit janë paraqitur 5 raste të rënda ku katër prej tyre tashmë janë jashtë rreziku për jetën. "10-15% e rasteve që paraqiten çdo ditë shtrohen. Prej tyre raste të rënda ose shumë të rënda janë një përqindje shumë e vogël 0.2-0.5%. Javën e fundit kemi pasur rreth 5 raste të rënda. Tashmë 4 prej tyre janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa njëri prej tyre është ende në kurim", sqaroi shefi i infektivit, Dhimitër Kraja. Ndërkohë që në shërbimin infektiv prej ditësh ka nisur të funksionojë njësia e emergjencës ku trajtohen rastet me gripin A/H1N1, njësi e cila ka lehtësuar trajtimin në kohë të shumë rasteve me forma të theksuara të virozës.
Vaksina
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë, Anshu Banerje, deklaroi se vaksina ndaj virusit A/H1N1 do të vazhdojë të injektohet te të gjitha grupet e riskut në të gjithë botën, pavarësisht se ajo ka sjellë disa komplikacione te pacientët, duke shkaktuar reaksione alergjike. Sipas Banerje, vaksina do të përdoret për të gjithë fëmijët dhe ajo nuk shkakton asnjë risk në organizmin e tyre. Tashmë në vendin tonë sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, vaksina specifike e gripit të derrit do të mbërrijë në fillim të muajit dhjetor.