Skandali, rrugët e fushatës u ndërtuan me para borxh
Pas kompanive të karburantit, del një tjetër problem i madh me firmat e ndërtimit, duke e përkeqësuar akoma e më shumë klimën mes qeverisë dhe biznesit. Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë i kërkoi dje publikisht qeverisë të marrë masa, pasi shumë firma ndërtuese janë duke punuar në projekte të ndryshme pa u paguar. "Nga ana e institucioneve përkatëse shtetërore ka një detyrim kontraktual të papaguar për këto shoqëri, që arrin në mbi 70 milionë euro", tha drejtori ekzekutiv i shoqatës, Maksim Muçi. Borxhi u takon më së shumti projekteve rrugore, të ndërtuara gjatë kohës së fushatës elektorale. Muçi i bëri thirrje qeverisë që të ndërhyjë tek institucionet shtetërore, me të cilat ndërtuesit kanë lidhur kontrata për punime rrugësh, ujësjellësish apo shkollash. Situata duket vërtet alarmante, pasi shumë firma ndërtimi kanë marrë borxhe ose kredi në banka për t‘iu përmbushur kontratës me shtetin, kurse qeveria nuk ka shlyer detyrimet. Duke folur për gazetën "Shqip", drejtori i shoqatës thotë se "janë të paktën mbi 35 firma ndërtimi që shteti u ka borxh për punët e bëra. I kemi kërkuar Drejtorisë së Rrugëve dhe institucioneve të tjera që të zgjidhet situata". Muçi shton se "nuk është parë zgjidhje ndërprerja e punimeve në çastin kur nuk janë dhënë paratë, duke pasur parasysh se paratë ishin marrë nga bankat, apo kushtin tjetër që po nuk mbarove 70 për qind të punimeve, nuk mund të marrësh pjesë në një tender tjetër publik".
Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve thotë se nuk përjashtohet mundësia që shumë firma ndërtimi të kenë punuar në aksin rrugor Durrës-Kukës, sidomos pjesa e Rexhepaj-Morinë, apo aksi i Milotit.
Kriza te sektori
Për situatën e krijuar, kreu i Ndërtuesve risjell në vëmendje të institucioneve shtetërore faktin se këto shoqëri po shkojnë drejt falimentimit financiar. "Shoqëritë kanë marrë kredi me interesa të larta për blerje materiale, pajisje e makineri për të përballuar volumin dhe ritmin e lartë të kërkuar për realizimin e objekteve të tenderuar". Për punimet e kryera nga shoqëritë, pavarësisht nga mosfinancimi, ato janë të detyruara që të paguajnë çdo muaj të gjitha detyrimet tatimore. Po ashtu, vonesat në pagesa kanë rritur barrën e detyrimit ndaj furnitorëve dhe bankave për kreditë e marra nga shoqëritë. "Në këtë mënyrë është krijuar një zinxhir detyrimesh të pashlyera ndaj njëri-tjetrit, që çon në dëmtim të ambientit të biznesit", thekson Muçi. Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka kryer ditët e fundit rreth 20 për qind pagesa për ndërtuesit, por nuk mjafton për shoqatën. "Pagesat e bëra ditët e fundit nuk e përmirësojnë gjendjen kundrejt vlerës dhe situatës financiare të këtyre shoqërive", tha Muçi.
Maksim Muçi
Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve tha dje se "në situatën e krijuar jo vetëm nuk mund të shfrytëzohen kapacitetet potenciale të tyre në makineri, pajisje e fuqi njerëzore, por janë të detyruar që të bëjnë dhe shkurtime masive nga puna"