E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpul në rënie, por Benitez shpëton

I eliminuar nga Champions League, por i konfirmuar në pankinën e Liverpulit, në momentin më të vështirë që nga ardhja e tij në "Anfield", Rafa Benitez merr besimin e klubit anglez. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që trajneri spanjoll të mos kualifikohej për në 16-she: në 5 vitet te Liverpul kishte arritur dy herë në finale (një të fituar), një gjysmë finale, një çerekfinale dhe një në 16-she. Por tashmë Benitez gjendet përballë një sezoni, ku duhet të rishikojë objektivat e tij. I freskët, pas fitores së kotë në Hungari, spanjolli ka deklaruar se është i sigurt "100%, se Liverpuli do ta përfundojë kampionatin në katër vendet e para dhe do të luftojë për të fituar Europa Leaguen". Megjithatë, për momentin edhe ky objektiv duket i vështirë për t‘u arritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›