E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazet më të preferuara, MASH: Regjistrimet në bazë të vendbanimeve

Dëshira e nxënësve për të vazhduar shkollën e mesme në gjimnazet më në zë të Tiranës është kthyer në një shqetësim të vërtetë.
Ministria e Arsimit, përballë këtij mbipopullimi që vazhdon prej kohesh, pretendon se këtë vit do të shmangë këtë fluks duke dhënë urdhër se nxënësit duhet të regjistrohen në shkollën më të afërt të vendbanimit të tyre.
 

Kjo do të thotë se pritshmëria për këtë vit është që gjimazet “Sami Frasheri", "Qemal Stafa", "Petro Nini Luarasi" dhe "Ismail Qemali" të mos bëjnë më mësim me turne.
 

Drejtori i Arsimit Parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu, thotë se procesi i regjstrimit të nxënësve po vijon normalisht edhe pse interesi vazhdon të jetë i lartë, duke shkaktuar në disa raste edhe flukse.
 

Duke kërkuar mirëkuptimin e prindërve, Vejsiu thotë se mësues të aftë dhe profesional ka në të gjithë qytetin dhe jo vetëm në shkollat më të njohura të Tiranës, prandaj u kërkon ndënësve të shmangin flukset dhe tendecat për tu regjistuar vetëm në gjimanzet e njohura.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›