E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji, apo rregullimi fetar i martesës?

Elvira Haxhiu/punonjëse sociale 

-Kurani thotë se:Një mysliman lejohet në fakt të martohet me një hebreje ose me një të krishterë, por një myslimane nuk lejohet në asnjë mënyre të martohet me një jo-mysliman. Gjithashtu sipas rregullave Kuranore, sipas konceptit shafiit lejohet edhe martesa me kohë, e ashtuquajtur mut'a, si p.sh. në Iran. Kontrata e martesës së kufizuar në kohë bën pjesë sipas sistematikës myslimane tek kategoria e kontratave të marrjes dhe dhënies me qira. Sipas saj, një martesë mund të bëhet për një kohë të caktuar, p.sh. për disa orë, dhe mbaron pastaj automatikisht. Lejohet edhe marrëveshja e një numri të caktuar takimesh me karakter seksual, por e pakta një një gjë tjetër qe lejon Kurani është edhe "Poligamia".  Kurani e lejon martesën deri me katër gra si dhe me një numër të pakufizuar konkubinash (gra pa kurorë). Ndërsa në të kundërt, një grua lejohet të martohet vetëm me një burrë. Shtrohet pyetja a janë të drejta këto rregulla? A duhet gruaja, qoftë kjo hebreje,  e krishterë apo e kujtdo feje tjetër të martohet me një mysliman dhe të jetë e barabartë me të? Pse një femër myslimane nuk ka aspak të drejtë të martohet me një Katolik edhe pse ato kanë të gjithë të drejtën e botës të bëjnë këtë? Kush ka kaq fuqi sa të nëpërkëmbë një lidhje të pastër dashurie e mos t’i japë të drejtën për t’u martuar, e për të krijuar familje? Po një femër katolike, nëse martohet me një mysliman a i gëzon dhe respekton njeri rregullat e fesë së saj në familjen e burrit mysliman?!  Rregullat thonë po, por në të vërtetë në familjen e burrit ajo shihet shtrembër, ndoshta dhe ushtrohet dhunë psikike që ajo t’i nënshtrohet rregullave dhe fesë islame (të vishet me të gjata, të falet dhe puna arrin deri aty, sa detyrohet të vërë edhe perçe ndoshta dhe kundër dëshirës së saj....). Një pyetje tjetër që lind është: po fëmijët që lindin nga kjo martesë kujt feje i përkasin? A është nëna edukatorja më e mirë e një fëmije për t’i treguar fëmijës së saj rrugën e drejtë që ta mbrojë fëmijën e saj nga disa rregulla të pashkruara, apo ta lëjë fëmijën e saj të zgjedhë rrugën që fëmija do? Mos vallë fëmija i saj, femër, kur të rritet  duhet të bëjë disa kontrata (martesë e kufizuar ose me kohë)që femra mund të lihet me qera, një formë shitblerjeje e njeriut e cila dyshoj nëse është e tolerueshme? Si femër katolike martuar me mysliman, unë jam kundër saj dhe ngre zërin si femër, si nënë, si grua, në mbrojtje të dinjitetit femëror dhe jam kundër këtyre rregullave fanatike...islame. Femra dhe mashkulli janë krijesa të Zotit dhe si të tillë, si femra edhe mashkulli duhet të shijojnë bukurinë që u ka falur natyra. Pse sipas fesë islame gruaja duhet të mbulohet (sipas Kuranit veshja e femrës në islam është treguese e vlerave dhe bindjeve të saj dhe tregon se femra dëshiron që gjatë prezencës së saj në shoqëri të ketë trupin e mbuluar). Me fjalë të tjera, feja islame duke vënë theksin mbi mbulesën e femrave, dëshiron që femra të vështrohet si një njeri dhe larg çdo ngacmimi të meshkujve të prishur mendërisht. Atëherë po burri mysliman pse s'mbulohet për të mos rënë pre e ndonjë ngacmimi femëror, apo vallë kjo është e tolerueshme për mashkullin? Një nga vendet më të civilizuara europiane, Franca, më 11 prill 2011 vuri në zbatim një ligj për ndalimin e burkës dhe kjo bëhej në mbrojte të të drejtave të grave myslimane. Po ta shohësh ligjërisht është gjëja më normale për një shtet social si Franca që të mbrojë me ligj të drejtën e një femre për t’u ndjerë e barabartë me të tjerat. Kjo pasi nëse një femër ndihet e ngacmuar seksualisht mund t’i drejtohet shtetit për ta mbrojtur e s'është perçja ajo që e ndalon një mashkull ta ngacmojë një grua të mbuluar, por vetëm frika e ligjit. Edhe pse ky ligj bëri jehonë të madhe në vendet myslimane, ai vazhdon të zbatohet dhe femra myslimane gëzon të drejta të barabarta me një femër franceze. Para disa kohësh u vra një praktikante e fesë islame e cila ndiqte studimet në Medresenë e Durrësit, së cilës iu pre koka dhe pse ishte tre-muajshe shtatzënë. A e ndaloi feja Aishen të kryente marrëdhënie me  një 75-vjeçar nga e cila u ngjiz dhe një fëmijë? A e ndaloi dot feja dorën makabër të atij maniakut që të mos ja priste kokën Aishes dhe trupin t'ia hidhte në plehra? Aspak! Madje asnjë nga shkolla e Medresesë nuk doli në mbrojte apo të ngrejë zërin kundrejt këtij krimi makabër...Ishte vetëm drejtësia ajo që gjeti vrasësin. Sa raste të tilla ndodhin? Shumë, por jo të gjitha bëjnë jehonë! Ndaj vlen për t’u theksuar se nuk është perçja dhe as disa rregulla të pashkruara ato që e mbrojnë një femër nga mëkati. Nga mëkati të mbron liria individuale dhe  vlerësimi i vetes dhe i të qenit femër me të drejta të plota me të tjerat...! Jemi në shekullin e 21-të dhe të jesh femër është privilegj kur arrin të thyesh tabutë dhe bën që zëri yt të dëgjohet. Atëherë kupton se i ke bërë një të mire të madhe vetes, fëmijëve që po rrit dhe aq më shume emrit Femër.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›