E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i pronave, miratohet p/ligji per hipotekat, PS kunder Rozeta Rapushi

Mazhoranca miraton e vetme ne Komisionin e Ligjeve ndryshimet ne ligjin per regjistrimin e pasurive te patundshme. Deputetet socialiste refuzuan te votojne ndryshimet ligjore qe, sipas tyre, e bejne edhe kete institucion ne varesi te kryeministrit. "Ne sapo kemi kaluar edhe ligje te tjera qe kane te bejne me kompetencat, ku shumica e institucioneve po kalojne ne varesi te kryeministrit. Cili eshte modeli qe merrni qe cdo gje qe po kaloni shkon ne doren e kryeministrit? Ne cilin shtet tjeter ndodh keshtu?" - kerkoi shpjegime deputetja e Partise Socialiste, Vasilika Hysi. Sipas saj, nuk mundet qe cdo ndryshim ligjor, te perfshijne brenda kompetencen dhe varesine e institucioneve ndaj qeverise. Por, sipas ekspertit te Ministrise se Drejtesise, nuk mundet qe mundesia per garantimin e ketij sherbimi te largohet nga ekzekutivi. "Eshte pergjegjesi e ekzekutivit. Ne Bordin qe do te krijohet sigurisht qe ka perfaqesues nga tre institucione te ndryshme, jo vetem kryeministri", - shpjegoi ai. Ndersa per mazhorancen, ndryshimet ne projektligj sjellin permiresime te dukshme ne procesin e regjistrimit te pasurive te patundshme. Nderkohe qe u theksua fakti se me kete nderhyrje, pritet te zgjidhet edhe problematika e regjistrimit te pasurive edhe per ato prona kur nuk ekzistojne akte dokumentare per pasurite e ndertuara para korrikut te vitit 1991. "Qellimi kryesor i ketij projektligji, eshte qe te krijoje nje institucion te qendrueshem, pra te krijohet nje sistem elektronik i te dhenave per regjistrimin e pasurive. Gjithashtu, projektligji ka per qellim te percaktoje qarte rregullat per organizimin dhe funksionimit te zyres se pasurive. Qellim tjeter eshte edhe percaktimi sa me i sakte i kushteve dhe procedurave per regjistrimin e pasurive", - shpjegoi deputeti demokrat, Ramiz Cobaj. Sipas ndryshimeve qe parashikon projektligji i ri, percaktohet se drejtimi i zyres qendrore te hipotekes, do t'i besohet nje bordi kolegjial me 5 anetare, nje prej te cileve do te kete tagrin e drejtorit ekzekutiv dhe do te emerohet nga kryeministri. 4 te tjeret emerohen nga ministria e Drejtesise dhe ajo e Financave. Po keshtu, synohet qe nga fitimet e veta hipoteka krijon nje fond te vecante per te demshperblyer cdo qytetar nese i ka shkaktuar atij parregullsi me dokumentacionin, titullin e pronesise apo i ka mbivendosur pronen. Projektligji i ri per ZRPP-te, permes ndryshimeve ne ligjin ekzistues, synon gjithashtu thjeshtimin e procedurave per regjistrimin e pasurive te paluajtshme dhe lehtesimin e qytetareve prej tyre, sikunder shmangin edhe kontaktin e administrates me qytetarin dhe reduktojne procedurat nga 20-25 dite, ne 2-5 dite per nje regjistrim pasurie.

Dixhitalizimi i hipotekave, verifikim on-line i pronave

Duke synuar shmangien e radheve, ne projektligjin e ri per Zyren e Regjistrimit te Pasurive, parashikohet edhe dixhitalizimi i te dhenave ne hipoteka, por edhe verifikimi on-line i gjendjes se prones permes kodeve te sigurise. Ne nje kapitull te vecante caktohet procedura e regjistrimit fillestar te prones, duke vendosur afatin detyrues deri ne 30 dite per hipoteken t'i ktheje pergjigje kerkuesit. Ne projektin e ri, parashikohet gjithashtu qe regjistruesi mund te ndeshkoje me gjobe deri ne 50 mije leke, kur nuk behet fjale per veper penale, edhe deklaruesin e qe regjistron nje prone fillestare me te dhena jokorrekte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›