Topi dorezon Presidencen, nis sulmin si parti ne opozite
Bamir Topi 'heq' petkun e Presidentit dhe nis sulmin si nje parti ne opozite. Me nje gjuhe qe vetem Presidenti nuk mund ta perdore, Bamir Topi shkeli Kushtetuten, qe e detyron te perfaqesoje unitetin e popullit, duke perdorur lume sharjesh ndaj kreut te mazhorances. Jo vetem i njeanshem, por edhe kercenues ne deklaraten e stisur per mediat, Topi u soll si kryetar tipik i nje partie ne opozite, por nga froni i Presidentit, kunder kryeministrit te vendit, ish-kreun e partise ne te cilen ai bente pjese dhe qe e propozoi dhe votoi per President te Republikes ne vitin 2007. Pasi votoi kunder mazhorances ne zgjedhjet lokale, Topi ne nje replike mbi kritikat qe kreu i qeverise, Berisha i beri dy dite me pare, per mosdekretimit te ligjit per Lustracionin, reagoi ashper duke thene se ai ligj ishte antikushtetues dhe Berisha duhet te jape llogari per fotot me anetaret e Byrose Politike te kohes se diktatures. "Ai ligj meriton qe te miratohet dhe jo te deformohet per t'u bere antikushtetues. Pastaj ka dicka tjeter qe ka te beje me moralin. Ju e dini qe njeriu qe akuzon duhet te jape shpjegime per polifotot me anetaret e Byrose Politike te kohes se diktatures dhe eshte gati-gati ironike dhe nje hipokrizi e papranueshme qe ne krye te Komisionit te Ligjeve, aty ku certifikohen ligjet edhe per te perndjekurit, eshte pasardhesi i nje personazhi te nomenklatures se larte te kohes se diktatures", - reagoi ashper Topi, per te paren here pas emerimit te tij si President i vendit duke kritikuar Partine Demokratike ku ai ishte pjese per me shume se nje dekade. Si nje reagim ndaj deklaratave te bera nga kryeministri, kritike per mosmiratimin e ligjit per Lustracionin, Topi tha se ai nuk ka reaguar deri me sot, pasi ka ruajtur nje profil shume institucional. Por sulmoi serish duke akuzuar kryeministrin se qe nga vitit 1968 eshte anetar i Partise se Punes, Sekretar Partie. "Nuk jam marre me ta, por duke dale Kryeministri, sigurisht nje pergjigje per te e kam. Per ta pare ceshtjen e ligjit ne fjale: Ky eshte nje ligj, qe eshte kthyer si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Eshte nje ligj, qe mori nje kontestim te ashper, do te thosha, edhe nga Komisioni i Venecias, edhe nga partneret nderkombetare. Per sa i perket moralit te ligjit, une kam firmen time ne vitin 2006 se bashku me zotin Majko, ne nje projektligj qe asnjehere nuk u miratua nga Parlamenti", - vijoi Topi. Ai theksoi se eshte per hapjen e dosjeve, duke shtuar se po u hapen ato, shqiptaret do te shohin cudira edhe tek ata qe merren me politike. Ai kritikoi faktin se kreu i qeverise ka 22 vjet qe u thote shqiptareve se do t'u ktheje pronat dhe nuk ua kthen, u thote te perndjekurve politike qe do te kompensoheni dhe per njezet e dy vjet me radhe nuk e ben. Nderkohe qe shtoi se ka qene detyrimi i pare per ta realizuar. "Pikerisht, ky ka qene programi i Partise Demokratike, per te cilin ne jemi rivotuar ne vitin 2005, per te cilin ne kemi bere nje lufte qe ka qene shume parimore dhe kjo pune nuk mund te shkoje me me deklarata. E ka pasur mundesine. Ka shtate vjet qe eshte per se dyti ne pushtet dhe nuk e ben", - vijoi Topi.
AKUZA
"Kur behet pastaj ballafaqimi i figurave qe nuk kane te bejne fare me diktaturen, por qe kane konsumuar diktaturen e te tjereve, nderkohe qe ky personazh qe nga viti 1968 eshte anetar i Partise se Punes, Sekretar Partie, dhe njezet e dy vite te tjera ben perralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur ne dore mekanizmin, atehere thoni ju se ku qendron e verteta".
AKUZA
"Kur behet pastaj ballafaqimi i figurave qe nuk kane te bejne fare me diktaturen, por qe kane konsumuar diktaturen e te tjereve, nderkohe qe ky personazh qe nga viti 1968 eshte anetar i Partise se Punes, Sekretar Partie, dhe njezet e dy vite te tjera ben perralla me komunizmin dhe nuk i kompenson realisht duke e pasur ne dore mekanizmin, atehere thoni ju se ku qendron e verteta".