Ligji dhe Silvio BerlusconiNga “New York Times”E mërkura ishte një ditë ters për kryeministrin Silvio Berlusconi, por një ditë e mbarë për demokracinë italiane. Këto janë dy gjërat e qarta, menjëherë pasi gjykata më e lartë italiane shfuqizoi ligjin
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Ligji dhe Silvio BerlusconiNga “New York Times”E mërkura ishte një ditë ters për kryeministrin Silvio Berlusconi, por një ditë e mbarë për demokracinë italiane. Këto janë dy gjërat e qarta, menjëherë pasi gjykata më e lartë italiane shfuqizoi ligjin e miratuar pas zgjedhjeve të vitit të kaluar që i jepte imunitet zotit Berlusconi gjatë kohës që do të ishte në detyrë. Gjykata Kushtetuese mbrojti parimin themelor të demokracisë që askush, sado i pasur apo me pushtet, nuk qëndron mbi ligjin, edhe nëse një parlament bashkëpunues i garanton imunitet ligjor. Ku do çojnë këto akuza dhe fakti nëse ato do t’ia vështirësojnë punën për tri vitet e mbetura në pushtet zotit Berlusconi, për tani, janë çështje të vështira për përgjigje.
Zoti Berlusconi e ka kaluar karrierën e tij politike duke pretenduar se sistemi gjyqësor ka njëanshmëri politike të majtë dhe gjykatësit e pavarur të Italisë ushtrojnë ndaj tij hakmarrje politike. Ndërsa sistemi gjyqësor italian është i ngadaltë dhe shumë larg perfektes, gjykatat janë pjesa më pak e diskredituar e administratës italiane. Pas vendimit të së mërkurës ato u ngritën edhe më lart.
Vendimi i gjykatës ripërtërin tri çështje gjyqësore kundër zotit Berlusconi. Në njërën, një avokat britanik është dënuar tashmë për marrje ryshfeti 600 mijë dollarë amerikanë në këmbim të dëshmisë së rreme për të mbrojtur zotin Berlusconi në dy gjyqe korrupsioni. Në tjetrën, kryeministri - që është njëkohësisht edhe njeriu më i pasur i vendit - akuzohet për mashtrim me taksat në lidhje me zgjerimin e perandorisë së tij mediatike. Në të tretën dhe më të dobëtën, ai akuzohet se është përpjekur të korruptojë anëtarë të parlamentit për t’iu bashkuar koalicionit të tij.
Avokatët e zotit Berlusconi u ankuan se nevoja për të mbrojtur veten në gjykatë do të jetë një pengesë e madhe për punën e tij. Por ai deri tani dukej se harxhonte më shumë energji për të mbrojtur jetën e tij private të përfolur sesa zgjidhjen e problemeve të shumta të Italisë, përfshi disa vite rritjeje ekonomike negative, korrupsionin, deficitin dhe borxhin publik ndër më të lartët në Evropë. Italia nuk mund të përballojë më vite të tjera zhytjeje, e aq më pak mund të përballojë një situatë, ku ligji merret peng për të mbrojtur një njeri të vetëm. Është koha që të dyja koalicionet të zhvillojnë një brez liderësh më të zotë dhe më konstruktivë për të nxjerrë para elektoratit.