E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët, fondet në dorë të Topallit

 

BLEDAR HOTI

Shpenzimet e karburantit për deputetët do të vendosen nga vetë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Qeveria me projektligjin e ri për uljen e shpenzimeve të zyrtarëve të lartë, i ka lënë të drejtën ekskluzive kryeparlamentares për të përcaktuar kuotën që nevojiten për 140 të zgjedhurit e popullit. Në draftin e depozituar nga Qeveria sanksionohet se duhet të ketë një kriter për ndarjen e fondit, duke i ndarë deputetët sipas qarqeve, largësisë që kanë ata në raport me Tiranën. “Masa e përfitimit financiar mujor për çdo deputet do të miratohet me Vendim të Kuvendit, në bazë të distancës me zonën që ai përfaqëson, por, në nivelin mesatar, kjo masë nuk mund të jetë më shumë se 45 mijë lekë në muaj”, thuhet në nenin 2, pika 2 të këtij drafti. Në variantin e parë të qeverisë, parashikohej që tarifa për shërbimin e transportit të zyrtarëve të kategorisë së dytë, ku përfshihet dhe deputeti, përcaktohet me vendimin e qeverisë, ku efektet financiare përballoheshin nga buxheti i shtetit. Tashmë me këtë ndryshim, Qeveria, duhet të parashikojë një fond të posaçëm në buxhetin e Kuvendit për përballimin e shpenzimeve të transportit. Gjithashtu janë përcaktuar edhe limiti i fondit që duhet të përdorin funksionarët e qeverisë, të përfshira në kategorinë e tretë, duke e zbritur në 15 mijë lekë nga 20 mijë lekë që propozohej në variantin e parë. “Kategoria e tretë, ku përfshihen funksionarë të nivelit të drejtorit i përgjithshëm/titullar institucioni/titullar i ndërmarrjeve publike, që nuk përfshihen në kategorinë e parë dhe në të dytën, të cilët do të marrin një përfitim financiar mujor në përputhje me veprimtarinë e tyre, por jo më shumë se 15 mijë lekë në muaj. Kjo kategori dhe masa e këtij përfitimi mujor përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në pikën 3 të nenit 2. Në draftin final “Për Rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civil” është caktuar se zyrtarët e rangut të lartë, si Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentarja, duhet të derdhin një shumë të caktuar në rast se e përdorin makinat e tyre gjatë fundjavave dhe apo në ditë festash. “Funksionarët që kanë të drejtën të përdorin mjetet, nëse dëshirojnë t’i përdorin ato edhe për qëllime që nuk lidhen me funksionin apo detyrën që ushtrojnë, p.sh në ditë pushimi të festave zyrtare, gjatë fundjavave, si dhe në ditët e lejes së pushimit vjetor, duhet të derdhnin në Drejtorinë e Përgjithshme të Financave të institucionit që përfaqësojnë shumën prej 50 mijë lekësh në vit”, thuhet në nenin 3 të projektit. Ndërsa ka bërë ulje të shpenzimeve për një sërë institucionesh, siç janë shpenzimet për kreun e Agjencisë së Pronave, nga 35 mijë-20 mijë lekë në muaj. Të njëjtin fat kanë pasur edhe Komandanti i Forcave Ajrore të armatosura, prefektët, sekretarët e përgjithshëm dhe drejtorët e kabinetit të ministrit. Totali i efektit financiar të këtij projektligji shkon në 206.400.000 lekë dhe numri i zyrtarëve që përfitojnë janë 450 vetë gjithsej. Këtu nuk përfshihet numri i makinave në dispozicion të administratës qendrore dhe lokale. Kostoja financiare për përfituesit është llogaritur 32.222 lekë në viti nga 1.524.144 lekë në vit sa është aktualisht. Më projektligjin e ri tashmë institucionet qendrore do të ketë 30 shoferë me zyrtarë, nga 280 që kishin gjithsej.

projektligji ne kuvend

Funksionet që do të kenë mjete transporti në dispozicion

1. Presidenti
2. Kryetar Kuvendi
3. Nënkryetar Kuvendi
4. Kryeministër
5. Zv.kryeministër
6. Ministër
7. Prokuror i Përgjithshëm
8. Avokati i popullit
9. Kryetari i SHISH
10. Kryetari i Kontrollit të Shtetit
11. Kryetar i Gjykatës Kushtetuese
12. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë
13. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë
14. Kryetari i partisë së maxhorancës dhe më të madhe të opozitës
15. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit
16. Kryetari i Gjykatës së Lartë
17. Kryetari i gjykatës së krimeve të rënda
18. Guvernatori i Bankës
19. Kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda
20. Komandanti i Gardës së Republikës

Funksionet që përfitojnë bonos

Posti                                bonusi (lekë/muaj)
1. Deputet                            45.000
2. kryetar i Bashkisë Qendër Qarku                45.000
3. Kryetar i Autoritetit Mbikëqyrës F.                35.000
4. Kryetar i Komisionit të Konkurrencës                35.000
5. Kryetar i Kom. Mbrojtjes të dhënave personale             35.000
6. Kryetar i KSHC                        35.000
7. Kryetar i KKRT                        35.000
8. Kryetar i ERT                            35.000
9. Kryetar i ERE                        35.000
10. Kryetar i Entit Rreg. Ujërave të ndotura             35.000
11. Kryetar i ILDKP                        35.000
12. Kryetar i KQZ                        35.000
13. Kryetar i Akademisë së Shkencave                35.000
14. Rektorët e Universiteteve                    35.000
15. Zv.kryetar i KLD                        35.000
16. Kryetar i Këshillit të Qarkut                    35.000
17. Gjyqtarët e gjykatës së lartë dhe gjyk. Kushtetuese         35.000
18. Kryetar i gjykatës së shkallës I, Apelit, Krimet e Rënda     35.000
19. Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës I,
Apelit, Krimeve të rënda                        35.000
20. Kryetar Bashkie                        30.000
21. Avokat i Prokurimeve Publike                    30.000
22. Avokati i Shtetit                        30.000
23. Dekan i universiteteve                     20.000
24. Sekretar i përgjithshëm dhe drejtorët e kabinetit të ministrit     15.000

Funksionet që përfitojnë bonos

Posti                                bonusi (lekë/muaj)
1. Zv.ministër                            35.000
2. Sekretar i përgjithshëm në Presidencë/ Parlament/ Kryeministri     35.000
3. Drejtor i Kabinetit në Presidencë/ Parlament/ Kryeministri     35.000
4. Këshilltarët në Presidencë/ Parlament/ Kryeministri         35.000
5. Gjeneral lejtnant dhe gjeneral major                 20.000
6. Komandant i FA tokësore, detare, ajrore             20.000
7. Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve                20.000
8. Komandant Garde                        35.000
9. Titullar i ZRRPP                        35.000
10. Kryetar i AKKP                        20.000
11. Kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve             20.000
12. Drejtor i Përgjithshëm i Doganave                20.000
13. Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve                 35.000
14. Titullar i zyrës qendrore të ALUIZNI                20.000
15. Gjeneral Brigade                        15.000
16. Prefekt                            15.000
17. Drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile             15.000
18. Drejtues i Policisë së Qarkut                    15.000
19. Drejtues i SHISH i Qarkut                    15.000
20. Drejtor i Përgjithshëm i ISSH                    15.000
21. Drejtor i Përgjithshëm i ISKSH                15.000
22. Drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve                15.000
23. Drejtor i Përgjithshëm i Pyjeve                 15.000
24. Drejtor i Ujësjellësit                        15.000
25. N/kryetar i Akademisë së Shkencave                 20.000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›