E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvlerësimi i lekut, indeksi i çmimeve rritet me 1,7%Nga TemaZhvlerësimi i lekut në këmbimin e tij me monedhën evropiane, euro, ka nisur të japë efektet e para edhe në çmimet e mallrave të konsumit. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave bëj

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Zhvlerësimi i lekut, indeksi i çmimeve rritet me 1,7%Nga Tema

Zhvlerësimi i lekut në këmbimin e tij me monedhën evropiane, euro, ka nisur të japë efektet e para edhe në çmimet e mallrave të konsumit. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave bëjnë me dije se muaji i kaluar ka reflektuar, ndonëse në masë jo të konsiderueshme, rritjen e çmimeve të importit duke qenë se euro është bërë më e fortë ndaj lekut. Kështu, treguesi i çmimeve të konsumit për grupin ushqime dhe pije alkoolike pësoi një rritje prej 1,7% dhe kjo ka ardhur vetëm për shkak të faktit që këto janë mallra që në pjesën dërrmuese vijnë nga importi dhe nuk asnjë lidhje me efekte të tjera ekonomike. Edhe çmimet e frutave kanë pësuar rritje, si dhe të të gjitha grupeve të tjera ushqimore. Çmimet janë rritur edhe për veshjet. Po ashtu edhe duhanpirësit gjatë muajit shtator kanë shpenzuar më shumë pará, pasi çmimi i duhanit ka pësuar rritje. Sipas INSTAT, rritje kanë pësuar edhe çmimet e karburanteve. Më të ndjeshëm ndaj rritjeve të çmimeve të mallrave të shportës janë familjet buxhetore, si dhe pensionistët, të cilët me rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit të përditshëm në treg duhet të shpenzojnë më shumë pará nga buxheti i tyre familjar për të blerë mallrat ushqimorë. Por nuk është hera e parë që konsumatorët duhet të përballen me rritje çmimesh. Rritja më e lartë e çmimeve, ku dhe inflacioni e tejkaloi cakun e vendosur nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, ishte ajo e vitit të kaluar, kur e gjithë bota u përball me krizën e ushqimeve në botë. Duhet thënë se rritja ka qenë vërtet e vogël dhe ende nuk është në kufij shqetësues, por, në rast se monedha vendase, leku, do të vazhdojë të vuajë dhe të zhvlerësohet kundrejt euros, gjendja mund të bëhet më e vështirë. Shqipëria është një vend importues dhe kjo e bën shumë të rëndësishëm për gjendjen e inflacionit dhe të çmimeve. Siç dihet, leku ka disa ditë që është kthyer në kuota normale pas një lëkundjeje mjaft të madhe, ku ajo humbi 3,5 pikë në vetëm një ditë. Në të vërtetë ai ka qenë në rënie që prej janarit dhe kthimi në kuota normale nënkupton që ai është duke rënë me ritmin e para pak ditëve. Të dhënat e INSTAT për çmimet tregojnë ndikimin e shtrenjtimit të euros, ndërkohë që dje në agjencitë e këmbimit valutor sërish euro ka fituar pikë ndaj lekut. Monedha evropiane, euro, është duke u shtrenjtuar jo thjesht ndaj lekut, por ndaj të gjitha monedhave të tjera të botës. Euro po forcohet pa u ndalur edhe kundrejt dollarit amerikan apo jenit japonez e dollarit kanadez, të cilat janë disa prej monedhave më të rëndësishme në botë.

Euro nis të rritet përsëri pas stabilizimit të para pak ditëve

Euro ka nisur sërish revanshin në tregun e lirë të këmbimit valutor. Gjatë dy ditëve të fundit monedha e përbashkët evropiane është forcuar me rreth 1.5 pikë kundrejt lekut shqiptar. Në agjencitë valutore, euro blihet me 135.9 lekë dhe shitet me 136.6 lekë, ndërsa dollari këmbehet me 92.1 lekë në blerje dhe me 92.8 lekë në shitje. Kambistët shpjegojnë se monedha e eurozonës do të vazhdojë të ruajë këto nivele, favorizuar nga mungesa e valutës në treg. Ata shprehen se aktualisht kërkesa për euro është më e madhe se oferta. Një euro e fortë penalizon të gjithë qytetarët që kanë marrë kredi në valutë dhe që të ardhurat i kanë në lekë, pasi duhet të paguajnë më shumë për këstet mujore, kur normave të interesit u shtohet edhe kostoja e transaksionit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, mbi 75% e totalit të kredive të dhëna nga bankat janë në valutë dhe kryesisht në euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›