E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i Berishës për SHISH trazon PerëndiminNga TemaEdhe ky vit do jetë një vit përplasjesh mes mazhorancës dhe komunitetit ndërkombëtar. Ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror ka hasur në kundërshtimin e ndërkombëtarëve, të cilët e shohin si një s

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ligji i Berishës për SHISH trazon PerëndiminNga TemaEdhe ky vit do jetë një vit përplasjesh mes mazhorancës dhe komunitetit ndërkombëtar. Ligji për Shërbimin Informativ Shtetëror ka hasur në kundërshtimin e ndërkombëtarëve, të cilët e shohin si një sinjal të rrezikshëm. Disa vite pasi institucioni i SHISH arriti të dalë nga skena politike, kryeministri Sali Berisha e risolli në vëmendje duke bërë disa ndryshime në ligj. Ndërkombëtarët kanë rezerva për sanksionimin në ligj të mbarimit të mandatit të kryetarit, të raportimit të këtij institucioni tek kryeministri apo të hetimit të rasteve të korrupsionit nga kjo strukturë. Ndërkombëtarët shohin si shqetësuese shumë pika të ligjit, e thonë se kanë investuar shumë që institucioni në fjalë të jetë sa më i pavarur. Gjithashtu koha e zgjedhur për të bërë këto ndryshime është e dyshimtë sipas ndërkombëtarëve.
Opozita e ka kundërshtuar ashpër ligjin në fjalë dhe ka thënë se nëse miratohet, atëherë opozita do e njësojë me protestat e saj kauzën kundër këtij ligji.
Ndërkombëtarët kanë dalë kundër disa ligjeve të kësaj qeverie, si atij për prokurorinë, për lustracionin, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›