E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita përgatitet për miting. PD: Nuk na imponohet shkelja e ligjit me protestaNga Tema UPDATE- Pas deklaratës së kreut të opozitës se po vijojnë përgatitjet për një miting madhështor, ka reaguar dhe Partia Demokratike, përmes kreut të saj

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Opozita përgatitet për miting. PD: Nuk na imponohet shkelja e ligjit me protestaNga Tema
UPDATE- Pas deklaratës së kreut të opozitës se po vijojnë përgatitjet për një miting madhështor, ka reaguar dhe Partia Demokratike, përmes kreut të saj për Tiranën, Aldo Bumçi. Ky i fundit tha se Rama po përgjigje me kërcënime bajate për protesta, ofertës së mazhorancës për të ngritur një komision hetimor që nuk prek ligjet e Kushtetutën. Bumçi tha se Rama po bën çdo gjë që të djegë mandatet e grupit parlamentar të PS. Bumçi shtoi se deklaratat për protesta nuk mund t’i imponojnë mazhorancës asnjë shkelje ligjore.

***

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka bërë të ditur nga Durrësi se paralelisht me përgatitjen për një tryezë të mundshme, po vijojnë përgatitjet dhe për një tubim madhështor. Rama ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe, aksionit të tyre i janë bashkuar dhe shumë grupe interesi e shoqërore, që do jenë në mitingun e radhës. Ndërkohë të hënën pritet që të mblidhet dhe tryeza e aleatëve të Ramës.

***

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka vazhduar në Durrës debatin e hapur. Gjatë takimit me gazetarët dhe me anëtarët e partisë së tij, nga ky qytet, Rama ka deklaruar edhe njëherë se është i gatshëm të ulet në tryezë për të arritur mirëkuptimin. Rama ka theksuar se pranon rezultatin e zgjedhjeve, por deklaron se ato duhet të bëhen transparente. Lideri i opozitës madje ka akuzuar në këtë aspekt Kolegjin Zgjedhor, i cili sipas tij dha një vendim në kundërshtim me ligjin. Por, megjithatë, ai ka pranuar se opozita do të hyjë në Kuvend nëse kushtet e tyre pranohen në tryezë. Nëse tryeza e shumëpërfolur nuk do të japë rezultat, Rama ka shtuar se PS do vazhdojë përsëri protesta.

***

Partia Socialiste bëri të ditur se nuk heq dorë nga transparenca e zgjedhjeve, me ose pa Berishën.
Deputeti socialist, Blendi Klosi tha se kriza zgjidhet vetëm duke u zbardhur plotësisht shkeljet zgjedhore.
“Partia Socialiste është e gatshme të dialogojë për të zbardhur të vërtetën e 28 qershorit, jo sepse këtë e kërkon thjesht Partia Socialiste, por mbi të gjitha sepse këtë e kërkojnë shqiptarët. Por Partia Socialiste është po ashtu e vendosur që të bëjë transparencën e plotë të zgjedhjeve me ose pa Sali Berishën, dhe këtë hetim ai nuk e ndalon dot as me dëshirën e tij e as me forcën e pushtetit,” tha Klosi.
Në përgjigje të kësaj deklarate, deputeti demokrat, Edi Paloka tha se Rama kërkon pushtetin në tryezë. Paloka i quajti pasardhës së komunistëve, socialistët.
"Fakti që Edvin Kristaq Rama po kërkon përmbysjen e qeverisë, jo nëpërmjet zgjedhjeve dhe votës së lirë, do të thotë se mentaliteti marksist i baballarëve është ende i gjallë tek çunat e rinj të Bllokut. Por Edi Taku-Nardi, siç po e thërrasin kohët e fundit në mjediset e Partisë Socialiste, duhet ta harrojë që mund të impresionojë njeri në këtë vend me kërcënimet për protesta dhe dhunë. Shqipëria është tashmë në rrugën e pakthyeshme të integrimit europian dhe historia e dikurshme e etërve të çunave të rinj të Bllokut është thjesht një kujtim i hidhur për të gjithë shqiptarët, që nuk do të përsëritet më kurrë," tha Paloka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›