E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni miraton kredinë për bizneset

 Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar dje marrëveshjen e huamarrjes nga KFW për financimin e biznesit të vogël dhe të mesëm me një fond 2.6 milion euro. Përfaqësuesja e ministrisë së Financave tha dje detajet e zvarritjes 5-vjeçare të kësaj marrëveshje. Deputetja Albana Vokshi ka shpjeguar arsyet e marrjes së kredisë nga KFW duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme përsa i përket mbështetjes që do t'i japë kjo e fundit bizneseve. Edhe deputeti Shefedin Shehu e ka vlerësuar pozitivisht këtë marrëveshje por ka kritikuar zvarritjen kaq të gjatë të procesit. Në fund deputetët miratuan këtë huamarrje mes KFW dhe vendit tonë në ndihmë të biznesit. Historia e kësaj zvarritje nis më 11 korrik të 2005 kur u nënshkrua marrëveshja e huas dhe financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, KFW dhe FEFAD. Por fakti që mes Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Gjermanisë nuk kishte një marrëveshje qeveritare kjo u bë pengesë për realizimin. Në 2006-ën u ratifikua marrëveshja qeveritare çka i hapi rrugë procedimit të mëtejshëm deri në ratifikim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›