E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama shpërthen në fyerje kundrejt banorëve të Kombinatit

>Rama SMS Abazajt për banorët: Injorantët të mos hanë mut kot
Edukata e kryebashkiakut Edi Rama lë për të dëshiruar?! Në fakt nuk është aspak për tu çuditur sepse tashmë njihet mirë për fjalorin e tij me gazetarët, qytetarët por edhe me drejtues apo edhe figura politike dhe të jetës shoqërore në vend. Ai tashmë njihet më së miri që nuk e kontrollon aspak fjalorin, pavarësisht se me kë flet, pavarësisht se bashkëdialoguesi i tij mund të jetë edhe femër. Këtë, kryebashkiaku Rama na e ka treguar së fundmi edhe nëpërmjet një mesazhi elektronik, të cilin e ka dërguar në adresë të numrit celuar të kryetares së njësisë bashkiake nr.6, Luzhiana Abazaj, e cila e ka ruajtur për ta publikuar në momentin e përshtatshëm. Duke harruar respektin por edhe përmbajtjen si drejtues bashkie ai u kthen përgjigje banorëve të Kombinatit, në mënyrë tepër fyese, nëpërmjet telefonit të zonjës Abazi. "Thuaj atyre injorantëve të shohin piacat e lagjeve të Italisë dhe të Spanjës e të mos hanë mut kot". Është ky mesazhi i mbërritur në telefonin celular të zonjës Abazaj, e cila ka mbetur e shokuar përballë përgjigjes së kryebashkiakut Edi Rama, por jo risisë në këtë mes. Kështu, teksa në dialog me komunitetin dhe në bredhje lart e poshtë dhe me pretendimin se u qan hallet banorëve të lagjeve të ndryshme, në të vërtetë kryebashkiaku Rama duket se u ka treguar diçka tjetër në realitet banorëve të njësisë bashkiake nr.6 në Kombinat. Ai në fakt u ka treguar atyre, mënyrën se si ai i vlerëson dhe atë që ai ndjen për ta.      
Denoncimi i Luzhiana Abazajt
E ndikuar nga fjalët boshe të kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama dhe demagogjisë në emër të qytetarëve, kryetarja e njësisë bashkiake nr.6, Luzhjana Abazaj, për herë të parë ka bërë të ditur publikisht se sa e vlerëson në të vërtetë kryebashkiaku Rama fjalën dhe mendimin e komunitetit. Në një mesazh telefonik, Rama përbalt shqetësimin e komunitetit të Kombinatit lidhur me çështjen e sheshit "Garibaldi", të cilin ata nuk pranuan ta betonizojnë. Duke i referuar shprehjeve të shumta të kryetarit të bashkisë së Tiranës se po bllokohet jeta dhe zhvillimi i kryeqytetit, po mbeten peng shumë çështje që kërkojnë zgjidhje, kryetarja e njësisë nr. 6, Luzhjana Abazaj, ka pohuar faktin se në të vërtetë kreu i bashkisë, Rama shqetësohet për fondet që iu ka premtuar të tjerëve për tua dhënë, sesa për këtë komunitet. Në vend që të merrnin një përgjigje vlerësuese për shqetësimin e komunitetit jo pak herë kemi marrë fjalë fyese për këtë komunitetit dhe jetën e tij. Është paradoksale që të dëgjosh nga goja e një njeriu të tillë si Edi Rama se i dhimbset jeta dhe problemet e këtij komuniteti. Si ka mundësi që ky kryetar bashkie del edhe flet në emër të komunitetit kur ai nuk ka përtuar t'i fyejë ata edhe me fjalën e fundit, ka deklaruar Abazaj, e cila, nga celulari i saj, ka nxjerrë një kthim përgjigje të kreut të bashkisë, Edi Rama, në lidhje me shqetësimin e komunitetit për mos betonimin e sheshit "Garibaldi". Në tabulatin e telefonit celular të Luzhjana Abazajt, në mesazhin përgjigje të kreut të bashkisë, Edi Rama, të datës 6 tetor 2008 lexohej: "Thuaj atyre injorantëve të shohin piacat e lagjeve të Italisë dhe të Spanjës e të mos hanë mut kot".
Pikërisht kjo ka qenë përgjigja e Ramës për komunitetin e Kombinatit që kanë kundërshtuar mosbetonimin e sheshit të tyre që iu mbush mushkëritë me oksigjen. Por sipas Abazajt, në çdo kohë Rama e ka shkelur me këmbë dinjitetin e këtij komuniteti.

**************************************************************************

Luzhjana Abazaj: Ja investimet në projektbuxhetin rrumpallë të Ramës  
Krerët e njësive bashkiake duken të vendosur në qëndrimin e tyre kundër projektbuxhetit të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Duke e cilësuar projektbuxheti i rrumpallës, kryetarja e njësisë bashkiake nr. 6 në kryeqytet, Luzhjana Abazaj, i ka bërë thirrje edhe një herë kreut të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, që të reflektojë sa më parë në drejtim të hartimit të projektbuxhetit të bashkisë së kryeqytetit. Sipas kryetares së kësaj njësie, janë fakte të shumta të cilat po zbardhen dita ditës nga të gjithë drejtuesit e njësive bashkiake në kryeqytet, që flasin për faktin se ka një mungesë transparence të theksuar në drejtim të realizmit të investimeve të parashikuara për vitin e kaluar. Ndërkohë që, po sipas kryetares së njësisë së minibashkisë nr. 6 në kryeqytet, Luzhjana Abazaj, përsëri në projektbuxhetin e këtij viti që është rrëzuar nga votat e këshilltarëve kjo transparencë është përsëri e munguar. Abazaj e ka ribërë kërkesën e saj drejtuar Edi Ramës për një rishikim të transparencës gjatë ditës së djeshme, kur ajo ka treguar me fakte konkrete se në projektbuxhetin e këtij viti janë përfshirë edhe tri rrugë, të cilat janë të investuar që në vitin 2003 nga kooperacioni italian. Ndërkohë që, sipas Abazajt, në këtë projektbuxhet janë parashikuar edhe investime, të cilat kjo njësi bashkiake i ka të mbyllura në investime nga bashkëpunimi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Ja mashtrimet e Ramës me buxhetin
Duke iu referuar buxhetit të bashkisë së Tiranës për vitin e kaluar dhe projektbuxhetit të këtij viti, kryetarja e minibashkisë nr. 6, Luzhjana Abazaj, në mënyrë konkrete ka treguar në rrugët e kësaj njësie situatën e tyre reale dhe nevojat për këtë vit. Abazaj ka pohuar gjatë prononcimit të saj mediatik se aktualisht në këtë njësi janë të investuara segmente rrugore "Llazi Miho", "Llambi Bonati" "Hamdi Cenoimeri". Duke qenë pranë rrugës Llazi Miho, kryetarja e njësisë nr.6, Abazaj, ka pohuar: "Siç e shikoni kjo është një ndër rrugët që Rama e ka parashikuar në projektbuxhetin e tij, të rrumpallës do ta quaja, të cilën e ka vënë për sistemim dhe asfaltim. Si kjo rrugë që quhet "Llazi Miho", ai ka vënë në "Thuaje fjalën tënde" në projektbuxhetin, që e ka paraqitur në takim me popullin, jo vetëm këtë rrugë, por edhe dy rrugë të tjera "Llambi Bonati" dhe "Hamdi Cenoimeri", të cilat janë kryer nga kooperacioni italian në vitin 2003. Unë shtroj pyetjen se çfarë do t'iu bëjë këtyre rrugëve më zoti Rama me projektbuxhetin e vitit 2009-të? Po të shikojmë prioritetet që ai ka vënë si bashki, ai ka vënë për 2009-ën edhe dy rrugë "Shaban Bardhoshi" dhe Hamdi Pepa" që unë i kam planifikuar me FSHZH për rikonstruksion".
Sipas kryetares së njësisë bashkiake nr. 6 në kryeqytet, Luzhjana Abazaj, këto rrugë kërkojnë ndërhyrje të thellë dhe jo sa për të shpëlarë gojën dhe dhënë një lustër nga sipër.
Ndërkohë që, duke mbetur në faktin e investimeve të përfunduara dhe të cilat nuk kanë përse të jenë në plan investimesh këtë këtij viti, kryetarja e njësisë bashkiake nr. 6, Luzhjana Abazaj, ka pohuar se po ndodh e njëjta gjë me rrugët si dhe me shumë shkolla, të cilat edhe pse vetë Rama i ka inauguruar në vitin 2008-të, i rivë në projektbuxhetin e këtij viti. Abazaj ka shprehur shqetësimin e saj edhe për kërkesën e bërë nga banorët e Kombinatit për hapjen e një pusi për të vaditur gjelbërimin e kësaj zone, por që kryebashkiaku Edi Rama ka preferuar ta hapë në Pezë. Nuk e di arsyen me gjithë shkresat e shumta që i kemi dërguar kryetarit Rama. Dhe ky pus që ndoshta mund të ishte për Kombinatin, sot është hapur në hyrje të komunës së Pezës nga punëtorët e bashkisë. Me çtë drejtë dhe ç'lidhje ka bashkia e Tiranës me komunën e Pezës". Ajo ka ftuar gazetarët që për të vërtetuar gjithçka në fjalën e saj, të preken më nga afër dhe në mënyrë konkrete investimet e kryera në këtë njësi dhe që çuditërisht rifuten në projektbuxhet në mënyrë të padrejtë dhe që lënë shumë për të dyshuar për abuzime të fondeve publike. Kryetarja e njësisë nr. 6, Luzhjana Abazaj ka ftuar edhe kolegët e saj në njësite e tjera bashkiake të realizojnë transparencën reale të munguar nga bashkia e Tiranës lidhur me përdorimin e fondeve dhe investimeve.  

Krerët e minibashkive:
Projektbuxheti i Ramës, kopje e investimeve të parealizuara të vitit 2008
Armond Halebi, kryetar i Njësisë Bashkiake nr. 9
Me keqardhje dëgjuam dje deklaratën e Kryetarit të Bashkisë, z. Edi Rama ku theksoi se buxheti i vitit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›