Ligji i Medias Kuvendi E votojme ne shtator
Ligji i ri i medias Per transmetimet me ze dhe me figure do te kaloje per ne sesionin e vjeshtes. Burime zyrtare nga Kuvendi bejne te ditur se ky projektligj i ndermarre me nismen e deputeteve te mazhorances eshte shtyre per ne vjeshte. Shkak per kete jane bere kontestimet e shumta te ardhura nga grupet e interesit dhe mbi te gjitha verejtjet e shumta te OSBE-se ndaj ketij drafti. Komisioni pas mberritjes se 148 verejtjeve te OSBE-se rithirri grupin e punes per ti shqyrtuar ato. Verejtjet voluminoze te OSBE-se kane detyruar kete komision qe ti kaloje ne shqyrtim ato. Ne grupin e punes te ngritur nga Komisioni Parlamentar i Medias bejne pjese Pirro Koci nga KKRT Frederik Kote dhe Irena Malolli nga Ministria e Inovacionit AKSHI Sokol Gjoshi nga RTSH dhe Gazmend Bici nga Kuvendi. Verejtjet e OSBE-se jane sa teknike aq edhe thelbesore. Per shembull neni 35 qe prek direkt redaksite e lajmeve fut detyrime ne dukje te drejta per redaksite si transmetimi i lajmeve ne menyre te vertete dhe te paanshme duke mos shprehur pikepamjet redaksionale ne lidhje me lajmin detyrimi per ti kushtuar nje minutazh te caktuar lajmeve te cilat nuk duhet te cenojne dinjitetin e qenieve njerezore dhe te drejtat themelore te te tjereve apo detyrimi qe programet te mos cenojne rregullat e etikes dhe moralit publik. OSBE-ja ka observacionet e saj dhe ne lidhje me menyren e perzgjedhjes se anetareve te Keshillit Kombetar te Transmetimeve ku perzgjedhja shartimi i kandidaturave do te behet nga Komisioni i Medias. Nje proces perzgjedhjes mbi bazen e cfare kriteresh Si kur dhe nga kush mblidhen propozimet dhe per sa kohe Si behet publik konkursi A nuk duhet te pershkruhen ne vije te pergjithshme ne ligj procesi gje qe eshte me shume vend per perberjen e KKT-se. Mire por a ka nje garanci institucionale qe do te kete ndonje kandidat te opozites i cili do te zgjidhet ne KKT shprehet OSBE-ja ne verejtjet e saj per nenin 9 qe parashikon zgjedhjen e anetareve te KKT-se.