E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD nderon Pashkon mungon opozita dhe kryebashkiaku Basha

Berisha kujton miqesine me te ndjerin Shtepia e tij ishte selia e pare e partise

Partia Demokratike ne drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha nderoi dje ne nje ceremoni perkujtimore nje nga themeluesit kryesore te Levizjes se Dhjetorit dhe Partise Demokratike Gramoz Pashkon. Ne nje ceremoni te organizuar pasdite ku peshen kryesore e kishin familjaret e Pashkos u vu re mungesa e perfaqesuesve te opozites po ashtu e kryetarit te ri te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha. Nga ana tjeter Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli kryetari i grupit parlamentar te PD-se Astrit Patozi ministrat Genc Ruli Arben Imami Sokol Olldashi Genc Pollo etj. zinin rreshtat e pare te salles ku u zhvillua ceremonia e djeshme. Prezente ne kete aktivitet ishin edhe pjesa me e madhe e deputeteve te Partise Demokratike duke perfshire ketu perfaqesues te kabinetit Berisha dhe po keshtu perfaqesues nga partite ne koalicion me demokratet. Ceremonine e celi familjarja e Pashkos deputetja demokrate Rajmonda Bulku e cila theksoi se ish-profesori i Ekonomise do te mbahej mend gjate per idete e tij novatore ne vitet e para dhe te veshtira te tranzicionit shqiptar. Pas shfaqjes se nje dokumentari i cili permes figurave publike te politikes sone sillte ndermend se cfare perfaqesonte Gramoz Pashko fjalen e mori e bija e tij Flonja Pashko e cila vuri ne dukje dhimbjen qe i sillte mungesa e te atit dhe te vellait te cilet humben jeten ne nje dite ne nje aksident tragjik. Ne ceremonine e pesevjetorit te aksidentit ne sallen e mbushur plot me perfaqesues te se djathtes shqiptare Kryeministri Berisha e kujtoi Pashkon si nje mik te cmuar duke theksuar se per te nuk mund te fliste ne gjuhen e fjaleve por te shpirtit. Kreu i qeverise theksoi se e kujtonte Pashkon si nje shpirt te lire si nje dallendyshe demokracie ne terrenin e veshtire ne te cilen ndodhej shqiptaria e viteve 1990. Ne te dy ishim lidere ne fushat tona dhe kishim vendosur te mos ishim me pjese e asaj cpo ndodhte ne Shqiperi. Tek ai kam gjetur nje fryme te madhe liberale dhe nje pergatitje te pashoqe per ekonomine e tregut rrefeu Berisha duke permendur ne fjalen e tij edhe nje nga themeltaret e demokracise qe nuk jeton me Azem Hajdarin. Sipas Berishes kontributi i tij ne krijimin e demokracise ne vend ishte i pacmuar dhe se selia e pare e Partise Demokratike kishte qene shtepia e Gramoz Pashkos.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›