E Diel, 1 Nëntor 2026

Milo Koci Ngjela Reforme kushtetuese dhe demonstrata

Veprimi opozitar aleatet e Partise Socialiste

Aleatet e Partise Socialiste rishfaqen ne skene duke riprodhuar si teza politike ato opsione qe tanime perfliten si pjese e axhendes se muajit shtator. Keshtu nje dite pas takimit te Keshillit te Stabilizim-Asociimit BE-Shqiperi kreu i PSV91 Petro Koci ka preferuar te perqendrohet ne ceshtjen e reformes kushtetuese qe ka qene nje teme e ndjeshme per te ne vijimesi. PSV 91 pershendet qendrimin e fundit te BE per reforme kushtetuese. Ne mendojme se kjo eshte ceshtja prioritare me te cilen duhet te merret politika shqiptare. Sigurisht qe reforma kushtetuese duhet te shoqerohet nga reforma zgjedhore dhe reforma te tjera por nese duam te garantojme ndryshimin europian te Shqiperise duhet tia rifillojme nga Kushtetuta - tha Koci duke shtuar sugjerime te tjera qe kane te bejne edhe me marredheniet reciproke parlamentare. Nderkohe per reformen zgjedhore ka folur dje edhe kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo i cili ka vleresuar me kete rast qendrimin e selise roze qe ka prezantuar gatishmerine per nderhyrje te thella reformuese. shte domosdoshmeri qe te behet reforma elektorale. Partia Socialiste mund te kete opinionin dhe mendimin e vet per Kodin Zgjedhor dhe sistemin elektoral por une besoj se z. Rama ka dhene arsyet te mjaftueshme qe tregojne se PS-ja eshte duke reflektuar jo vetem per sistemin dhe ndryshimet Kushtetuese por edhe per ndryshimet e tjera ne Kodin Zgjedhor. shte e domosdoshme e para qe te korrigjohet sistemi zgjedhor - tha Milo duke risjelle ne vemendje ceshtjen e Kodit Zgjedhor dhe menyres se hartimit te tij. Ne te njejten linje por me nje hapje te spektrit te aksionit opozitar eshte shprehur edhe kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela i cili teksa ka perforcuar idene e reformes ne Kushtetute ka sugjeruar edhe nisjen e protestave masive dhe demonstratave. Demonstrata masive per te goditur erresiren institucionale. shte koha per reforma kushtetuese per te mbrojtur demokracine ne vend - eshte shprehur ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›