E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Po deklarimit etnik kundershtaret lot krokodili e pa identitet

Regjistrimi

Kryeministri Sali Berisha sulmon ashper drejtuesin e Aleances Kuq e Zi Kreshnik Spahiu per kundershtine e bere per procesin e regjistrimit te popullsise. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Berisha duke shpallur mosterheqjen nga regjistrimi etnik dhe fetar nuk ngurroi te sulmonte kundershtaret e ketij projekti duke i cilesuar si persona qe po perdorin karrigen e pushtetit. Ata te cilet shfrytezojne karriget e larta shteterore ata i perdhosin keto karrige ata perdhosin Kushtetuten postet dhe karriget dhe jane me te mjere se cakejte e tyre sepse cakejte te pakten lehin ndersa ata vete fshehin fytyren dhe kane frike te dalin dhe keshtu shnderrojne institucionet kushtetuese te vendit ne strofulla praktikash konceptesh dhe qendrimesh ataviste primitive. Nuk mund te them antikombetare se nuk mund ti vendos keta ne raport me kombin nuk duhet perdorur fare ky term per ta. Keta njerez nuk vendosen dot as raport me Zotin as raport me identitetin deklaroi Berisha. Kryeministri vijoi me tej akuzat duke theksuar se ata te cilet perpiqen te derdhin lot per kercenimin e identitetit te shqiptareve ata kane fatkeqesine te kene lindur pa identitet kane nje deficence kongenitale te identitetit. Keta qe derdhin lot krokodili se po na kercenohet identiteti jane njerez me deficence kongenitale identiteti keta jane te pashprese per tu sheruar ne raport me identitetin por shoqeria i pranon se ajo eshte shoqeri e lire. Keta te cilet na thone ne ne virtytin ne mesazhin me te shkelqyer qe kemi se te shenosh fene eshte dicka negative keta jane njerez te pazote keta jane mjerane ateiste qe kane frike Zotin sepse ai qe e beson Zotin e di se pavaresisht besimit bashkohet te Zoti me vellezerit e tij me motrat e tij. Mund ti bej une me Zot ata Jo kete smund ta bej theksoi Kryeministri. Ai beri te ditur se personi qe i konsideron keto si nje ceshtje private eshte i ftuar te mos shenoje asnjeren prej tyre. Personalisht une do ti shenoj pasi jam krenar me identitetin tim jam krenar me besimin tim fetar. Kreu i ekzekutivit ka bere te ditur gjithashtu se arsyeja pse behet regjistrimi eshte per ti mbyllur gojen dhe deklaratave te liderit te opozites per papunesine. Genjeshtrat denohen. Nuk mund te transpozojme genjeshtren qe bejne ne politike individe apo forca te caktuara ne genjeshtren ne statistike se pastaj statistika do te thoshte se ka nje milion te papune ne Shqiperi nje milion hajdute dhe nje milion punonjes sigurimi sic u tha Ramiz Alia ne vitin 90 te huajve dhe kete e perseriti Edi Rama pak a shume ne kete fushate tha ai. Deklaratat e Kryeministrit Berisha vijne pasi Aleanca Kuq e Zi ka bere te ditur se do ta ankimoje ne Gjykaten Kushtetuese ligjin Per regjistrimin e popullsise pasi ne votimin e Kuvendit pati shkelje pasi dy deputetet e mazhorances Dibra dhe Maliqi edhe pse nuk ishin ne salle figuronin se votuan me 7 korrik. Qeveria miratoi vendimin Per ngritjen perberjen dhe detyrat e komisioneve te censusit te popullsise dhe te banesave ne qark. Komisioni i Censusit te Popullsise dhe te Banesave ne Qark kryesohet nga kryetari i Keshillit te Qarkut dhe ka ne perberje prefektin kryetar - pergjegjesin e zyres se INSTAT-it ne rrethin qender qarku nenkryetar drejtorin e Drejtorise Rajonale te Arsimit ne qark anetar drejtorin e Drejtorise Rajonale te Bujqesise dhe Ushqimit ne qark anetar drejtorin e Drejtorise se Policise se Qarkut anetar thuhet ne vendim. Paga e anetareve do te jete 5 mije leke te reja. Komisioni i Censusit te Popullsise dhe te Banesave ne Qark e ushtron veprimtarine e tij nga data 15.8.2011 deri ne 15.11.2011.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›