E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ligji i dosjeve do të zbatohet për të gjitha institucionet”

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli

TIRANE - “Ka ardhur koha të ndërtojmë një identitet kombëtar me themele dhe institucione të pastra dhe të forta. Ligji i ‘dosjeve’, ndonëse i vonuar për shkaqe që nuk vareshin nga ne, do të zbatohet për të gjitha institucionet, si për Parlamentin,  Presidencën, Qeverinë, Gjykatën Kushtetuese”.
Kështu u shpreh mbrëmë në Kuvend kreparlamentarja Jozefina Topalli. 
Në debatin që vazhdoi në kuvend me orë të zgjatura, kryparlamentarja Topalli, duke mbrojtur draftin në fjalë, tha se “i bazuar në modelin çek, ligji është i standardeve europiane. Ai plotëson kërkesat e Këshillit të Europës dhe punon më shumë drejt paqes sociale”. 
“Numri i të burgosurve politikë në Shqipëri ishte më i larti në Europë, në raport me numrin e popullsisë. Kampet e edukimit tek ne kanë qënë të panumërta, dhe aty janë ushtruar të gjitha format e shtypjes fizike dhe mendore, me qëllim shtypjen e dinjitetit njerëzor. Ndaj mendoj se asnjë parti nuk duhet të hezitojë të dënojë krimet e komunizmit”, tha Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›