E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i faljes, Tatimet: Borxhet e falura 12.8 mld lekë

Që prej momentit kur ka hyrë në fuqi ligji për faljen e borxheve, Drejtoria e Tatimeve ka sistemuar 32 mijë e 400 raste, që kapin një vlerë rreth 12.8 miliardë lekë falje. Kjo vlerë shkon për disa taksa si TVSH-ja, sigurimet shoqërore, shëndetësore, Tatim-Fitimi, akcizë etj.

Në një analizë, drejtori i shërbimit të tatimpaguesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Erion Prifti, tregon me detaje se cilat janë kategoritë që kanë përfituar.

Madje ndër të tjera ai i bënë thirrje bizneseve dhe individëve që të nisin aplikimin, për të paguar në mënyrë vullnetare pjesën e caktuar të principalit për të përfituar nga falja.
 

Të gjitha subjektet kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të përfitojnë nga ky ligj, nga legalizimi dhe falja deri në datën 31 dhjetor të 2011, ku është edhe afati i fundit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›