E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i kopjuar botohet i papërkthyer

Në Shqipëri, ligjet jo vetëm që kopjohen duke përkthyer fjalë për fjalë ligjet e shteteve nga të cilat deklarohet se merret përvoja për çdo ligj që miratohet, por ndonjëherë nëpër faqet e Fletores Zyrtare harrohen fjali të tëra në gjuhën e atij shteti, prej legjislacionit të së cilit kemi kopjuar.
Kjo ka ndodhur me një Vendim të Këshillit të Ministrave, botuar në Fletoren Zyrtare nr.39 të këtij viti, që i përket datës 3 prill 2009.
Bëhet fjalë për Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.302. Nëse lexon me vëmendje të gjithë nenet, vëren se pika c e nenit 34 që bën fjalë për përmbajtjen e raportit të vlerësimit dhe raportit përfundimtar, nuk është në gjuhën shqipe.
Nga teksti e kupton që është rumanisht. Në shqip fjalia "Date privind persoana pentru care a fost solicitat" përkthehet "të dhëna mbi personin për të cilin është kërkuar (raporti)".
Ndërkohë që kjo VKM është botuar në Fletoren Zyrtare, ka hyrë në fuqi sepse kanë kaluar tashmë shtatë muaj nga botimi i saj. Të gjithë juristët të cilëve do t‘u duhet të venë në zbatim apo të konsultohen me këtë nen të VKM-së, do të përballen me këtë fjali, që nuk ka kuptim në gjuhën shqipe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›