Gjykata lë në burg "spiunin" e Dritan Dajtit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në arrest me burg inspektorin e Drejtorisë së Policisë së Durrësit i cili akuzohet se i ka dhënë ndihmë Dritan Dajtit gjatë viteve kur ishte në arrati. Në seancën e djeshme gjyqësore, gjykata ka lënë në fuqi masën e arrestit të marrë në mungesë katër ditë më parë për Marenglen Muçën. Avokati mbrojtës i Muçës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por kërkesa nuk është pranuar nga gjykata me argumentin se nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese. Vetë i arrestuari nuk ka bërë asnjë deklaratë në sallën e gjyqit. Marenglen Muça, inspektor i krimeve të rënda në policinë e Durrësit u arrestua disa ditë më parë pas një hetimi disamujor i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ndaj tij, hetuesit e Krimeve të Rënda, kanë ngritur akuzën e "shpërdorimit të detyrës", e cila sipas prokurorisë, është konsumuar nga i arrestuari Muça gjatë kohës që ai kryente detyrën e efektivit të policisë në zonën e plazhit, ku edhe kishte gjetur strehim prej kohësh i shumëkërkuari Dritan Dajti dhe kunati i tij, Ergest Xhaxhi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se ka prova që vërtetojnë se oficeri që mbulonte zonën ku jetonte Dajti në Durrës, ka shpërdoruar detyrën, duke ndihmuar një të kërkuar t‘i shpëtonte drejtësisë, madje ka shkuar edhe më tej, duke i dhënë uniforma policie. Për të paktën dy episode, hetuesit e çështjes kanë dokumentuar shpërdorimin e detyrës. Bëhet fjalë për dhënien e uniformës policore dhe të dokumentit të identifikimit që ata përdorin. Në vlerësimin e djeshëm të masës së sigurisë, prokuroria ka paraqitur para gjykatës si provë materiale një uniformë të re policie. Uniforma është marrë nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, nga oficeri i policisë, Marenglen Muça, i cili nuk e ka përdorur, por ia ka dhënë shokut të tij, Ergest Xhaxhi. Gjithashtu, si provë materiale janë paraqitur edhe dokumentet e policisë që Dajti dispononte në çantën e vogël gjatë arrestimit. Janë të paktën tri dokumente të tilla me emrin Agron Zeneli me fotografinë e Dajtit, që prokuroria do t‘i përdorë si provë.
S.Ç.