E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth Partite ta marrin seriozisht reformen

Ambasadori ne Durres

Ambasadori i OSBE-se Eugen Wollfarth riperserit edhe nje here me shume apelin per bashkepunimin ndaj paleve per reformen zgjedhore. Presim nga partite politike ta marrin seriozisht reformen. Duhet mirekuptim dhe kontribut nga partite. E rendesishme eshte te vazhdoje puna ne Kuvend tha Wollfarth. Keto deklarata kreu i prezences se OSBE-se ne Tirane i beri pas takimit te tij ne Durres ku ishte i ftuar ne ceremonine e mbylljes se shkolles verore te grave te zgjedhura si kandidate keshillash bashkiake dhe komunale ne kuader te projektit per grate ne qeverisje. Duke vleresuar situaten e sistemit gjyqesor ne Shqiperi Wollfarth theksoi se sistemi gjyqesor ka nevoje te reformohet per shkak te problemeve qe paraqet. Duhet reforme ne gjyqesor. Ne Shqiperi ka vonesa per proceset gjyqesore nenvizoi ambasadori i OSBE-se. Duke u fokusuar te barazia gjinore ne politike Wollfarth tha se fakti eshte qe shume parti politike nuk e respektojne kuoten gjinore. Faktikisht strukturat e administrimit zgjedhor nuk e kane rregulluar kuoten gjinore ne menyre strikte. Ambasadori i OSBE-se nenvizoi mungesen e proceseve demokratike brenda partive politike dhe mungesen e kontrollit vendor te listave te kandidateve. Sipas kreut te prezences se OSBE-se duhet nje rishikim i Kodit Zgjedhor perpara zgjedhjeve parlamentare te 2013-s. Per te arritur perfaqesim domethenes gjinor ne te gjitha organet legjislative gjyqesore dhe ekzekutive nevojitet nje zbatim me i mire dhe mundesisht ndryshime te Kodit Zgjedhor dhe te legjislacionit perkates perpara zgjedhjeve parlamentare te vitit 2013. Le te shohim sa serioze do te tregohen partite politike ne hapat qe do te ndermarrin per permbushjen e detyrimeve te tyre demokratike me qellim qe 50 e popullsise te thone me ne fund realisht fjalen e tyre per menyren sesi duhet qeverisur vendi tha ne fjalen e tij Wollfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›