Mbyllet pa konsensus mbledhja për reformën zgjedhore
Tiranë- Mbledhja e komisionit zgjedhor ka përfunduar sërish pa konsensus, mbi riformatimin e KQZ-së dhe procesin e ankimimit. E planifikuar për të trajtuar kapituj të pashtjelluar më parë nga komisioni, mbledhja ka gjeneruar në debate të ashpra.
Bashkëkryetari i komisionit zgjedhor, përfaqësues i Partisë Socialiste, Damina Gjiknuri ka braktisur mbledhjen në shenjë pakënaqësie ndaj çështjeve që po diskutoheshin.
Në një deklaratë që median pas përfundimit të mbledhjes, Oerd Bylykbashi ka akuzuar përfaqësuesit e partisë socialiste se po tentojnë të bllokojnë procesin. SIpas tij justifikimi i rradhës ishte OHDIR.
Sot PS tentoi se duke përdorur ODIHR të bëjë bllokimin e radhës dhe të djegë dhe këtë afat 3 javor. Detyrat janë të qarta dhe askush nuk mund të shkojë përtej procedurave të OSBE/ODIHR. Detyra ishtë që ekspertët rishikonin të nxirrnin për miratim të gjithëë amendamentet në lidhje me administratët e zgjedhjeve dhe proceduarat ankimore si dhe të reflektohen rekomandimet e ODIHRpër teknologjion. Kjo ështëë e papranueshme, një hiprokizi e radhës e PS, deklaroi Bylykbashi.
Ndërkohë eksperti i partisë socialiste deklaroi se ajo që po prisnin ekspertët e partisë socialiste sihin rekomnadimet me shkrim të OHDIR për kapitullin e numërimit elektronik. I pyetur mbi arsyen e debateve në komision ai u shpreh: Çështjet që kanë të bëjnë më teknologjinë nuk kishin mbërritur akoma në komision. Ajo që në kërkuam ishte ndjekja e një proçedurës së deritanishme, pra, prita fillimisht e vrejtjeve dhe pastaj reflektimi i tyre në draf. Për kapitullin e numërimin elektronik nuk ka patur asnjë vrejtje më shkrim. Unë pieta përfaqësuesine OSBE dhe ai e konfirmoi këtë.
Ai ka thënë së kjo nuk ishte një tentativë për bllokim dhe se deri të mërkurën do të jetë gati një draft ku të reflektohen komentet dhe rekomandimet e OSBE për teknologjinë.
/IDEA/