E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo: Censusi u zhvillua normalisht

Gjirokastër Nënkryetari i Parlamentit, Vangjel Tavo, ka vlerësuar ecurinë e procesit të censusit apo i njohur ndryshe si regjistrim i popullsisë dhe banesave. Në përfundim të tij Tavo ka pohuar se “në vendin tonë, në pjesën dërrmuese, duke përjashtuar disa raste të shkëputura, censusi është realizuar dhe mund të them që sot ky proces nuk ka arsye të atakohet dhe të kërkohet ndonjë riregjistrim i popullsisë”. “Censusi i realizuar në vendin tonë është bërë në shumë vende të rajonit dhe është iniciativë e Kombeve të Bashkuara dhe jo thjesht e qeverisë shqiptare”, ka vijuar nënkryetari i Parlamentit. “Duke qenë se bëhet fjalë për një vend siç është Shqipëria dhe në tranzicion akoma, do ta quaja dhe që bëhet fjalë për regjistrues të cilët mund të kenë krijuar probleme të qëllimshme, siç ishte mënyra e sjelljes së tyre në disa zona në minoritetin grek, apo për faktin se nuk janë trajnuar ashtu siç duhet, mund të them se janë raste të cilat janë sporadike dhe nuk përligjin kërkesën për riregjistrim apo kërkesën për anulim të censusit”, ka pohuar deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›