Ligji i plehrave, debate të forta në Kuvend
Tiranë- Gjatë seancës parlamentare që po mbahet tani në Kuvend po zhvillohen debate në lidhje me ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ligj i cili është rikthyer për diskutim në parlament nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.
Deputetët e maxhorancës u shprehen për domosodshmërinë e miratimit të ligjit, ata shtuan se ligji i mbetjeve është në përputhje të plotë me standardet e kërkuara nga BE-ja. Po ashtu importimi i tyre sipas deputetëve të pozitës është mëse i kontrollueshëm dhe menaxhueshem.
Por nga ana e saj opozita ka bërë akuza të forta, madje duke u shprehur se duhet një referendum ku të pyetën shqiptarët, nëse e duan apo jo këtë ligj.
“E kemi ne në dorë transformimin e vendit në një ambient turistik apo në një vend mbeturinash. Ligji që kemi në dorë nuk flet qartë për menaxhimin e plehrave. Neni 22 i ligjit e nxjerr maxhorancën zbuluar para shqiptarëve. Ligji është klientelist, mafiozët duan të mbushin Shqipërinë me plehra”- u shpreh gjatë seancës deputeti socialist Blendi klosi. Duke theksuar se ky ligj në rast se miratohet do të rrezikojë imazhin e Shqipërisë në të ardhmen.
Nga ana tjetër Fatmir Mediu, ministër i mjedisit sqaroi se mbeturinat që do hyjnë në vend do të jenë pjesë e atyre që lejohen në listën e Bashkimit Europian.
Duke nisur nga viti 2002 është lejuar importi i mbetjeve. Ato mbetje që do të hyjnë në Shqipëri, janë pjesë e listës së gjelbëër të lejueshme”- u shpreh Mediu.
Seanca vazhdon, ndërkohë që shoqëria civile është shprehur hapur sot përpara parlamentit kundër ligjit për importimin e mbetjeve në vend.
Shkrime të tjera me interes: