Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, Ermelinda Meksi pranon kandidaturën
Tiranë- Deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi ka pranuar të kandidojë si anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Mesohet se sot përpara se të nisë seanca parlamentare, është zhvilluar një mbledhje në Grupin Parlamentar të PS-së, në të cilën zonja Meksi ka pranuar të kandidojë për atë post.
Më herët deputetja Meksi nuk e ka pranuar kërkesën e kreut Rama që të ishte ajo e përzgjedhura e PS-së, madje ajo ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga posti aktual që mban, si deputetë e Partisë Socialiste. Ky vendim ndoshta vjen si pasojë e pasigurisë së votimit të saj nga ana e deputetëve të mazhorancës në Parlament.
Shkrime të tjera me interes: