E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligji i ri, dorezohet Prokuroria

TIRANE - Prokuroria e Pergjithshme i ka derguar pergjigje Ministrise se Drejtesise mbi projektligjin e ri per institucionin e akuzes. Ne qendrimin e saj ndaj draftit Ina Rama, duket qarte se eshte terhequr nga qendrimet kundershtuese te pikave te vecanta te ligjit kundershti qe i parashtruan prokurore dhe perfaqesues te grupeve te interesit. Keshtu eshte rene dakord qe prokuroret te jene pa imunitet, qe ne keshillimin e Prokurorise, Ministria e Drejtesise te kete dy anetare me te drejte vote. Nje pike e nxehte e debatit por qe ne fund fitoi varianti i Ministrise, ishte ai per inspektimin e akuzes prej tij. Prokuroria e Pergjithshme ka rene dakord qe Ministria e Drejtesise te kryeje ne kete institucion, inspektime te vazhdueshme dhe cdo gjashte muaj te paraqese ne Kuvend, nje raport per te dhenat e mbledhura duke propozuar tek Prokurori i Pergjithshem masa ndeshkimore. Ky i fundit ka te drejten e debatit pas raportimit tek ministri.

Po keshtu eshte rene dakord qe prokuroret te mos shkarkohen pas regjistrimit te procedimit penal po keshtu dhe prokuroret e shkalles se pare dhe apelit. Transferimi i prokuroreve behet vetem me pelqimin e tyre. Mandati i Prokurorit te Pergjithshem eshte 5 vjet dhe pas largimit nga detyra, kryeprokurori mund te konkurroje per Shkallen e Pare dhe te Dyte te akuzes.

Debati qe ngertheu ne lufte te ftohte institucionet mbi ligjin e ri te Prokurorise, perfundoi ne shume zhurme per asgje. Letra dorezuar Ministrise se Drejtesise nga kryeprokurorja Rama, u komentua si dorezim i kesaj te fundit. Nje pergjigje qe numri nje i akuzes e vonoi me disa jave, duke i hapur shteg nje debati qe u perdor me shume politikisht.

Opozita perdori heshtjen e Prokurorise se Pergjithshme per te thene se institucionit po i cenohet pavaresia apo deklaratat publike te grupeve te interesit, per t'i shpallur nga selia, opozicion te panevojshem projektit, dukshem te palexuar mire dhe qe kish marre te gjitha vleresimet e misioneve qe e asistuan ne proces Opdat dhe Euralius. Madje dhe kete te fundit tentuan ta terheqin ne nje perpjekje per te sulmuar projekt-ligjin, ne nje loje keqkuptimesh dhe interpretimesh mediatike per interesa qartesisht dhe thellesisht politike. Por sigurisht, perfaqesuesit e Euralius, te ketij institucioni te rendesishem nderkombetar, nuk vonuan te mohojne, duke theksuar se ne asnje rast nuk i kerkuan Ministrise te terheqe ligjin per prokurorine.

Tashme letra e Ina Rames i jep fund debatit, madje dhe ultimatumeve te skaduara 30-ditore per nje ligj te ri konsensual. Pasi oferta per konsensus u ofrua qe ne krye te heres, por u refuzua qellimisht. Debati me siguri mund te quhet i mbyllur madje dhe ne kuvend ne te gjithe procesin qe duhet te pershkoje miratimi i tij, pasi ne te gjitha rastet nuk do te justifikohej asnje kundershti pas reagimit te Prokurorise se Pergjithshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›