Vleresimet e prokurorise, per rishqyrtimin e ligjit
"Vleresojme konsensusin e arritur deri me tani per heqjen dhe ndryshimin e pese dispozitave, qe ndodheshin ne versionin e pare te draftit ne shtator 2008. Konkretisht, heqja e parashikimit per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, ne rast te fillimit te procedimit ndaj tij nga prokurorite e rretheve, heqja e pezullimit nga detyra te prokuroreve, ne rast se ndaj tyre paraqitet kallezim penal, (eshte te pezullohen vetem ne rast se regjistrohet procedim penal ndaj tyre), zgjerimi i Keshillit te Prokurorise dhe heqja e parashikimit per detyrimin e replikes nga prokurori i Pergjithshem me ministrin e Drejtesise pas raporteve, qe ai paraqet ne Kuvend lidhur me kontrollet ne prokurori", percakton organi i akuzes perparesite e draftit te ri. Per te, Prokuroria eshte ne pritje te kerkeses nga komisioni per te dhene komentet e fundit mbi dispozitat e diskutueshme, qe lidhen me heqjen e imunitetit dhe kontrollet e ministrit ne Prokurori, me qellim raportimin ne Parlament.