Mbeshtetje turke per Shqiperine
STAMBOLL-Kryeministri Berisha gjate pjesemarrjes ne Forumin Ekonomik te zhvilluar ne Turqi, pati nje takim me kryeministrin turk, Recep Tayyip Erdogan. Kryeministrit Berisha iu konfirmua edhe nje here mbeshtetja e plote e qeverise turke dhe e vendit te tij per integrimin e plote te Shqiperise ne NATO. Po keshtu gjate takimit, kryeministri Berisha mori premtimin se investimet turke ne vend do te rriteshin. Nga ana e tij, kryeministri Berisha e njohu z.Erdogan me reformat e gjithanshme te qeverise shqiptare, duke u ndalur ne vecanti ne arritjet e rendesishme per krijimin e nje klime sa me te favorshme per biznesin dhe mbeshtetjen e tyre, permes projekteve te rendesishme infrastrukturore, si parqet industriale etj. Kryeministri Berisha gjate qendrimit te tij ne Turqi mori pjese edhe ne punimet e Forumit Ekonomik Boteror ne Stamboll ku dje, foli ne panelin kushtuar zgjerimit te Bashkimit Evropian. Kreu i qeverise theksoi ne fjalen e tij se anetaresimi ne BE eshte nje force shtytese per zhvillimin e te gjithe rajonit te Ballkanit. Sipas tij, Shqiperia ka marr edhe nje sere angazhimesh ne kuader te permbushjes se standardeve te BE-se. "Reformat qe ne zbatojme, marrin shkak pikerisht nga projekti per anetaresim ne BE. Ne ushqehemi shpirterisht nga NATO dhe BE. Kjo eshte ajo qe duhet te ndodhe, te frymezohen shtetet dhe te nxiten drejt rruges se zhvillimit dhe integrimit", deklaroi Berisha ne fjalen e tij. Duke u ndalur ne zhvillimet ekonomike dhe reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare, vecanerisht ne luften kunder korrupsionit, Kryeministri Berisha theksoi se qe ne ditet e para te saj qeveria e drejtuar prej tij i shpalli nje lufte te ashper korrupsionit. Po dje ne Stamboll, kryeministri Sali Berisha u takua dje ne mengjes ne Stamboll, me themeluesin dhe presidentin e Forumit Ekonomik Boteror Klaus Scheab. Ne kete takim ishte i pranishem edhe drejtori ekzekutiv i Forumit Ekonomik Borge Brende.
Fatjona Mejdini
Fatjona Mejdini