PS: Marreveshja per patentat eshte e vonuar
PS akuzoi mazhorances se marreveshja per njohjen reciproke te lejeve te drejtimit te automjeteve, duhej te ishte bere me pare, maksimumi para dy vjetesh. Nderkohe qe ne emer te PS, Dervishi kerkoi dje qe marreveshjet dypaleshe te njohjes reciproke te lejeve te drejtimit per automjetet, duhet te nenshkruhen me te gjitha shtetet ku jetojne dhe punojne shqiptare. I menjehershem ka qene reagimi i PD, nepermjet zedhenesit te saj, Bogdani. "Keto sulme pergatiten ne menyre dashakeqese nga kryetari i PS-se, Edi Rama. Kjo marreveshje eshte pritur me padurim nga gjysme milion shqiptare qe punojne, studiojne dhe jetojne ne Itali", tha Bogdani. Sipas tij, PS ne 8 vite ne pushtet nuk e arriti nje gje te tille.