E Shtunë, 31 Tetor 2026

"PS, kerkon perjashtimin e LSI-se nga KQZ"

Prifti akuzon socialistet se kane kushtezuar PD-ne per te perjashtuar LSI-ne nga pjesemarrja ne komisionet zgjedhore. "Partia Socialiste e ka vene si kusht kryesor per te bashkepunuar per Reformen Zgjedhore, heqjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga komisionet e tjera te Levizjes Socialiste per Integrim. Pra, ata nuk japin konsensus per reformen, nese LSI-ja do te kete anetare neper komisione zgjedhore", ka qene deklarata e nenkryetarit te kesaj partie, Dritan Prifti dje ne Kuvend. Sipas tij, ky eshte nje fakt teper i rende dhe komprometues per PS-ne, e cila duhet te ishte ne krye te reformes zgjedhore ne Shqiperi. Ai kerkoi nga dy forcat e medha politike PS dhe PD qe te sjellin sa me shpejt ne Kuvend reformen zgjedhore, e cila sipas tij, duhet te jete nje reforme konsensuale dhe te garantoje zgjedhje te lira e te ndershme ne Shqiperi. "Kostoja e nje reforme zgjedhore e deshtuar, kostoja e zgjedhjeve te deshtuara, kthimi ne nje diktature me dy koka eshte shume e rrezikshme per Shqiperine", tha Prifti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›