E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Qeveria ka deshtuar me lehtesimin e vizave me Be

Socialistet akuzojne qeverine dhe ne vecanti ministrin e Jashtem, Basha per deshtim jo vetem ne liberalizimin e vizave por dhe per lehtesimin e sistemit te vizave. "Qe nga data 1 Janar 2008 ka hyre ne fuqi marreveshje ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Evropian mbi lehtesimin e vizave shenjen, per kategori te caktuara te shoqerise shqiptare, ku perfshihen njerez te artit, te shkences, te medias, te sportit, te komunitetit te biznesit, profesore dhe studente, bashkimi me familjaret qe ndodhen ne nje nga vendet shengen, pacientet qe kerkojne nje kurim me te specializuar ne vendet e BE, ish te perndjekurit politike dhe ka deshtuar me sukses", eshte shprehur deputeti Balla. Per te, rastet e shkeljes se kesaj marreveshje jane te shumta, ku mesatarja e refuzimit te aplikimeve per viza eshte 23%, ku ka raste te vecanta qe niveli i refuzimit shkon edhe ne 38%. Sipas tij, Ministria e Puneve te Jashtme ka qene pothuajse indiferente pergjate monitorimit te respektimit te marreveshjes per lehtesimin e vizave, per problemet konkrete te grupeve shoqerore qe perfitojne nga kjo marreveshje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›