Policia nxjerr ne ankand mjetet e bllokuara
K. Jaupaj
Dalin ne shitje mjetet e pikave te Rrashbullit dhe Shkozetit
Policia e Durresit po pergatitet per te nxjerre ne ankand nje numer te konsiderueshem automjetesh te bllokuara, te cilat aktualisht ndodhen ne piken e bllokimit ne kodren e Rrashbullit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bejne te ditur se jane 675 vetura, furgone e kamioncina qe se shpejti do te dalin ne shitje. Gjithashtu ne ankand do te dalin edhe 226 motocikleta dhe ciklomotore, qe "dergjen" ne piken e Rrashbullit. Ankandi do te vijoje edhe me automjetet qe ndodhen ne piken tjeter te bllokimit, qe ndodhet ne ish-zonen industriale te Shkozetit ne qytetin e Durresit. Ne kete vend grumbullimi ndodhen 333 automjete te tjera, te cilat jane vetura, furgone mallrash e pasagjeresh, kamioncina dhe kamione te tonazhit te mesem. Ne ankand nga pika e grumbullimit te Shkozetit do te dalin edhe 38 motocikleta e ciklomotore. Automjetet jane sekuestruar ose me urdher te Prokurorise se Rrethit te Durresit, per vepra te ndryshme penale, ose nga nenseksioni i Qarkullimit Rrugor ne Drejtorine e Policise se Qarkut per mungese dokumentacioni, apo per shkelje te ndryshme te kodit rrugor. Pjesa me e madhe e tyre ndodhen ne keto dy pika bllokimi prej vitesh, pasi pronareve te tyre iu ka leverdisur me mire te "harrojne" se kane nje automjet, sesa te paguajne 300 leke te reja per cdo dite parkimi te detyruar. Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit beri te ditur dje se pas 10 ditesh do te filloje procedurat per nxjerrjen ne ankand te te gjitha makinave te bllokuara. Institucioni i eshte drejtuar dje pronareve te makinave, duke i rikujtuar se duhet te paraqiten brenda ketij afati, se bashku me dokumentacionin e duhur, prane zyrave te Policise Rrugore te Durresit per te kryer procedurat e duhura per keto mjete. "Mosparaqitja ne afatin kohor prej 10 ditesh nga nxjerrja e ketij njoftimi, ben qe mjetet e bllokuara te kalojne ne proceduren e ankandit", bene te ditur dje burime zyrtare nga Policia e Durresit.
Si po shkaterrohen mjetet
Pjesa me e madhe e automjeteve dhe ciklomotoreve, qe ndodhen ne dy pikat e bllokimit te Durresit, jane tejet te amortizuara, nga periudha e gjate qe jane jashte funksionimit. Ndersa ne Rrashbull ato jane, se paku nga jashte, ne gjendje ende te paraqitshme, ne piken e Shkozetit shpesh kane rene pre e vjedhjeve, demtimeve apo edhe zjarreve. Nderkohe edhe mbajtja e tyre ne gjendje bllokimi ka nje fature jo te vogel financiare per shtetin, duke okupuar edhe nje hapesire te konsiderueshme.
1272 Eshte numri i pergjithshem i mjeteve motorike qe pritet te dalin se shpejti ne ankand. Ato ndodhen ne pikat e bllokimit te Rrashbullit e Shkozetit dhe perfshijne vetura, furgone, kamione, motocikleta dhe ciklomotore.