E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri kalon miratimin në komisione

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miraton projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8872, datë 29.3.2002 ‘Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Pas diskutimeve të hollësishme në disa seanca, dje Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8872, datë 29.3.2002 ‘Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”. Ky projektligj përbën një nga drejtimet më të rëndësishme të legjislacionit në arsimin shqiptar, ku ndër të tjera parashikohen reforma të thella në shkollim parauniversitar profesional, me prioritet, decentralizimin dhe modernizimin e këtij sistemi. Sakaq, projektligji ka si qëllim dhe harmonizimin e arsimit profesional sipas standardeve europiane. Pas miratimit në këtë komision, projektligji i ri për arsimin profesional do të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë, dhe pas procedurave të publikimit ai do të hyjë në fuqi. Për rrjedhojë, gjatë vitit të ri shkollor, arsimi profesional do të ndiqet sipas kushteve të përcaktuara në ligjin e ri, ku parashikohen një sërë risish për nxënësit që ndjekin shkollat profesionale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›