Ligji i ri, krijohen sigurimet suplementare shëndetësore nga privatët
Me ndryshimet e bëra në projektligjin e “Financimit për kujdesin shëndetësor”, shërbimet të cilat nuk mbulohen nga sigurimet e detyrueshme, shumëkush nga ne mund t’i përfitojë përmes sigurimit suplementar. Kështu, secili nga ne, ndonëse i paguan rregullisht sigurimet shëndetësore, mund t’i paguajë gjithashtu një shoqërie private një shumë të hollash për të siguruar shërbime të tjera. E gjitha kjo bëhet më se e qartë në ndryshimet e bëra në ligjin e ri.
Ndryshimet
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor synon rregullimin më të plotë ligjor të çështjes së sigurimeve private shëndetësore në vend. Projektligji i ri, i cili është paraqitur tashmë dhe pritet të miratohet nga qeveria, parashikon që ky sigurim suplementar shëndetësor mund të ofrohet nga persona juridikë të regjistruar në gjykatë dhe në shoqëri të ndërsjella shëndetësore. Burime nga ISKSH-ja sqarojnë se ky sigurim lidhet tërësisht me tregun privat. Sipas të njëjtave burime, sigurimi suplementar nuk është i njëjtë me sigurimin e detyruar. Kjo do të thotë që shërbimin bazë do ta financojë vetëm sigurimi i detyrueshëm, kurse sigurimi suplementar do të jetë një sigurim komplementar, i cili do të marrë përsipër të financojë ose të blejë ato shërbime, të cilat nuk mbulohen nga fondi bazë e që janë të përcaktuara në ligj. Ndër to, mund të përmenden shërbimi stomatologjik, protezat, shërbimet e syzeve optike, ndërhyrjet e kirurgjisë plastike-estetiste etj.
Shërbimet shtesë
Shërbimet shëndetësore, të cilat nuk mbulohen nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm.
Fondi nuk rimburson shërbime të kujdesit shëndetësor që nuk parashikohen në këtë ligj. Fondi, shprehimisht, nuk rimburson rehabilitimin, me përjashtim të shërbimit bazë, shërbimet në qendrat klimaterike dhe qendrat; kujdesin dentar, me përjashtim të kujdesit bazë; protezat dhe aparate, me përjashtim të atyre bazë; koston e pajisjeve për dëgjimin dhe blerjen e syzeve; trajtime dhe ndërhyrje për qëllime kozmetike, përveç atyre bazë; trajtim ambulator dhe ndërhyrjet pa rekomandimin e mjekut, të kërkuara nga vetë individi; vizitat mjekësore në shtëpi, kur nuk përbëjnë urgjencë mjekësore, që bëhen me kërkesën e individit; kontroll mjekësor sistematik vjetor i kryer nga punëdhënësi për punëmarrësit e tij; shërbimet tekniko-laboratorike ose shërbime të tjera mjekësore të kërkuara nga individi ose persona fizike a juridik; lëshimi i vërtetimeve personale ose i dokumenteve mjeko-ligjore dhe tekniko-administrative, me kërkesën e personit; fekondimi in-vitro; ndërhyrje kirurgjikale për ndërrimin e seksit