Lëngjet të ambalazhuara në kuti dobësojnë imunitetin
Kujdes nga lëngjet e frutave në kuti të ambalazhuara! Ndonëse këto pije kanë konsum rekord për pjesën më të madhe të njerëzve, sipas një studimi të fundit, vlerësohen tejet të dëmshme për shëndetin. Një pjesë e madhe e këtyre pijeve konsumohen gjatë stinës së verës si një mënyrë e mirë për të rikuperuar humbjen e lëngjeve në trup dhe të vitaminave kryesore. Por, sipas studiuesve, ndonëse vlerësohen që lëngjet e frutave në këto kuti të ambalazhuara kanë vitamina, ato gjithashtu kanë në to përbërës farmaceutikë të dëmshëm për shëndetin. Studimi tregon mjaft qartë se sasia e medikamenteve farmaceutike që kanë në përbërje këto lëngje është tejet i lartë. Në këtë mënyrë ata kanë evidentuar se kjo sasi ndikon tej mase shumë në shëndetin e njerëzve dhe në mënyrë të veçantë dobëson imunitetin e tyre.
David Bailey, profesor në Universitetin e Londrës, thekson në studimin e tij se mjafton vetëm një gotë me lëng frutash të ambalazhuara të konsumohet gjatë ditës dhe në mënyrë direkte shfaqen pasojat. Menjëherë pas kësaj, jo në mënyrë të kuptueshme dhe evidente nga njeriu, ulet ndjeshëm imuniteti i njeriut. Bailey shton se bashkë me pijen në organizmin tonë ne marrim edhe medikamentet farmaceutike që janë pjesë përbërëse e tyre për të mbajtur pijen sa më gjatë.
Kështu, thuhet se nuk bëjnë përjashtim asnjë nga llojet e frutave që kthehet lëng në kutitë e ambalazhuara. Si lëngu i portokallit, mollës, pjeshkës dhe e shumë frutave të tjerë që shtrydhen për t’u shitur në kuti kanë këto medikamente në mënyrë që të ruhen të freskëta sa më gjatë. Nga ana tjetër, dietologët shqiptarë këshillojnë që lëngjet të cilët duhen konsumuar gjatë kësaj stine duhet të jenë jo të konservuara dhe mundësisht të shtrydhen vetë në shtëpi, pasi në të vërtetë, në temperaturat të cilat arrijnë deri në 35 gradë celsius e më shumë, më së shumti mendohet si të freskohemi sadopak dhe me çfarë.
Perimet dhe frutat janë të pasura me antioksidant që i duhen organizmit që të mbrohet nga veprimi i radikaleve të lira që organizmi ka më shumicë nga veprimi i shumë faktorëve. Trupi nga temperatura e lartë humb me djersë shumë elektorit që duhet të zëvendësohet.
Megjithëse ushqimi është i ekuilibruar hidratuesi më i mirë është uji. Njerëzit e
shëndetshëm duhet të pinë 0,3 decilitër lëngje për kg të masës trupore. 2 -2 e gjysmë lëngje në ditë e në raste sforcimesh fizike edhe më shumë.
Janë të këshillueshme frutat e freskëta, lëngjet jo të sheqerosura të frutave, perimeve të stinës. Për këtë janë shalqiri, pjepri, domatet agrumet, sallata brokoli.