Gjeorgjina Kule, drejtore e re e QSUT, Mati Pepa emërohet zv.drejtor
Pritet që ditën e hënë përmes një ceremonie të zyrtarizohen lëvizjet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Gjatë kësaj dite ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, do të publikojë zëvendësimet. Nga sa mësohet, veprimi i radhës do të jetë shkarkimi i drejtorit të QSUT–së, Mati Pepa. Ky i fundit do të shkarkohet nga detyra e drejtorit dhe në këtë detyrë do të emërohet Gjeorgjina Kule, ndërsa Mati Pepa do të kalojë në zv.drejtor.
Shkarkimi
Bie poshtë reforma e shumëtrumbetuar nga ish-ministri Ndoka për të vënë në krye të drejtorive të spitalit ekonomistë. Kjo reformë ka ndryshuar formë me ardhjen e ministres Godo, e cila kërkon që drejtuesit e spitaleve të jenë sërish mjekë. Këtë gjë ajo do ta aplikojë në spitalet e QSUT-së. Kreu i spitaleve, Pepa, ekonomist, do të kalojë në zëvendësdrejtor duke e lënë sërish që të jetë pjesë e stafit të saj, por që drejtuese do të jetë një mjeke.
Ndonëse emri i tij u mediatizua për një ndër shkarkimet e para, asokohe Pepa deklaroi se nuk do të jepte dorëheqjen, duke i konsideruar të suksesshëm 15 muajt në krye të QSUT-së, pavarësisht luftës së hapur kohët e fundit me ish-ministrin Nard Ndoka. Madje, duke i quajtur zëvendësimet që po bënë Anila Godo, të menaxherëve me mjekë, si hap mbrapa në reformimin e shëndetësisë.
Ndërkohë që kërkesa për shkarkimin e Mati Pepës gjendet në tavolinën e Kryeministrit Berisha, i cili për disa muaj rresht hodhi poshtë kërkesën për shkarkim që vinte nga zyra e Nard Ndokës. Por me sa duket, së fundmi ka firmosur kërkesën për shkarkimin e tij. Sipas burimeve nga Ministria e Shëndetësisë, emri që përflitet si zëvendësues i Pepës është ai i mjekes Gjeorgjina Kule. Ajo punon prej vitesh në Infektivin e Pediatrisë, pavijoni që ka drejtuar Godo para se të zgjidhej ministre.
Imunitet
Reforma “Godo” do të prekë vetëm administratën, duke lënë të paprekur bluzat e bardha. Lufta ndaj korrupsionit dhe e shumë betejave që ajo ka nisur do të jenë në kurriz të administratës dhe vendimeve që do të marrin bashkërisht, duke u krijuar një farë imuniteti mjekëve. Deri tani nga zyra e ministres Godo nuk ka të dhëna për lëvizje në mjekë apo në infermiere nëpër spitalet e vendit. Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë pohojnë se pjesë drejtuese e stafit të këtij dikasteri do të jenë emra të njohur të mjekëve, të cilët aktualisht punojnë pranë Qendrës Universitare “Nënë Tereza”.
Rindërtohet shkolla “Androkli Kostallari”, mësim me një turn
Do të jetë ndër të paktat shkolla në kryeqytet, e cila vitin e ardhshëm shkollor do të zhvillojë mësim me një turn. Kështu, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari” në Tiranë do t'i fillojnë mësimet në vitin e ri shkollor në një shkollë të rikonstruktuar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, theksoi dje në ceremoninë e përfundimit të punimeve, se “kjo është një shkollë e re në kryeqytet, që i jep mundësi dhe kushtet më të mira të mundshme fëmijëve në periferi të Tiranës". Në këtë shkollë ka dhe një sallë polifunksionale me një hapësirë 200 metra katrorë, e cila do t’u shërbejë nxënësve për të kryer aktivitete të larmishme, si teatrin e shkollës, lexime librash, ekspozita etj. Shkolla “Androkli Kostallari” ndodhet në rrugën “Ali Demi” dhe rikonstruksioni i plotë i saj është pjesë e projektit “Ndërtimi dhe rehabilitimi i shkollave në qytetin e Tiranës”.
Aparatura e kobaltit
Sot vihet në funksion të pacientëve në QSUT
Aparatura e kobaltit, e cila shërben për kryerjen e rrezeve për të sëmurët me tumor dhe që gjendet në Shërbimin Onkologjik të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pritet të vihet në funksionim gjatë ditës së sotme. Prej disa ditësh kjo aparaturë nuk funksiononte për shkak të një defekti dhe për riparimin e saj kanë ardhur ekspertë të huaj, pasi në vendin tonë mungojnë specialistet e mirëfilltë për të. Burime nga Ministria e Shëndetësisë thanë se “ekspertët e huaj po punojnë për të përfunduar sot riparimin e defektit në aparaturën e kobaltit në QSUT”. Sipas të njëjtave burime, aparati do të vihet sot në shërbim të pacientëve që marrin këtë shërbim. Aparatura e kobaltit në Shërbimin Onkologjik të QSUT mirëmbahet nga Agjencia e Fizikës Bërthamore në Tiranë. Shërbimi i Onkologjisë në QSUT u ofrohet dhe pacientëve nga Kosova dhe Maqedonia.
Mamografia
Nga tetori nis shërbimi me pagesë
Në tetor shërbimi i mamografisë, i cili kap në kohë tumorin e gjirit, nuk do t’u ofrohet më falas me përmbylljen e projektit “Interreg 3” mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për katër aparaturat e instaluara një vit më parë në vendin tonë. Aparaturat diagnostikuese të vendosura në Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Durrës të instaluara nga pala italiane, brenda periudhës njëvjeçare kanë kryer 11 mijë ekzaminime. Kjo, si rrjedhojë e sensibilizimit në masë të popullsisë. Nisur nga ky fakt duke parë numrin e madh të pacientëve, Bardhi Spahia, përgjegjës i këtij projekti për Shqipërinë, pohon se do të ketë tratativa me palën italiane që ky shërbim të kryhet falas edhe për disa muaj në vazhdim. Tarifat që do të vendosen për këtë shërbim pas akt-dhurimit të qeverisë italiane do të variojnë nga 1200 deri në 1800 lekë të reja, tarifë kjo e cila është bazuar në çmimet e QSUT-së edhe të një urdhri të mëparshëm për pagesat e disa shërbimeve të specializuara të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Deri tani nga ekzaminimet falas kanë rezultuar rreth 2.5 për qind të pacientëve të prekur nga tumoret, shifra këto që sipas Spahisë e rendisin vendin tonë përkrah atyre perëndimore për sa i përket avancimit të kësaj sëmundjeje.