Parkimet e gabuara; Mbi 30 gjoba vendosen në ditë
Në trotuare, diku në anë të rrugës, në mungesë të vendparkimeve këto janë mundësia ku makinat gjejnë hapësira parkimi. Menjëherë pas kësaj mbi xhamin e parë të makinës vendoset një fletë e verdhë dhe tek gomat e prapme gjendet edhe bllokuesi.
Në këto ditë ku fluksi i lëvizjes së makinave është shtuar tej mase dhe ku vendparkimet janë inekzistente, të vetmet vende ku mund të parkosh makinën përbëjnë shkelje dhe automatikisht drejtuesit e automjeteve gjobiten. Burime pranë Policisë Bashkiake pohojnë se vetëm gjatë një dite vendosen mbi 30 gjoba shoferëve të makinave. Sipas po të njëjtit burim, thuhet se parkimet e gabuara janë një ndër shkaqet kryesore për vënien e gjobave dhe të bllokuesve dhjetëra makinave në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që për drejtuesit e automjeteve gjobat për parkimet e gabuara kanë qenë shpeshherë burim për replika.