E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të vazhdojë rritja e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë

Kryeministri Berisha u shpreh sot gjatë mbledhjes së Komitetit të Planifikimit të Strategjive se rritja e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë do të vazhdojë më tej.
“Siç e dini, rritja e buxheteve për arsimin dhe shëndetësinë do të vazhdojë, ndonëse për arsimin në vitin 2008 kalon në 4 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kjo do të arrihet brenda këtij viti, pasi ka qenë për t’u arritur vitin e kaluar. Edhe shëndetësia, nga 1.6 përqind shkon në 3 përqind të prodhimit të brendshëm  bruto dhe do të njohë rritje të tjera”, u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›