illi i Ministrave mori sot në shqyrtim, projektligjin “Për mbrojtjen e Konsumatorit”, për të cilin kryeministri u shpreh se duhet të jetë një proces nga m&eum
Këshilli i Ministrave mori sot në shqyrtim, projektligjin “Për mbrojtjen e Konsumatorit”, për të cilin kryeministri u shpreh se duhet të jetë një proces nga më të rëndësishmit. “Në çdo gjë që ne duhet të bëjmë, në çdo përpjekje për të pranuar hapësira të tjera, më të gjera për tregun, duhet të kemi në qendër të të gjithë veprimtarisë sonë mbrojtjen e konsumatorit.”
Kryeministri u shpreh se ky ligj u jep përgjigje një seri problemeve që kanë të bëjnë me konsumatorin, në mbrojtje të interesave të tij, si dhe në përcaktimin e rregullave dhe ngritjen e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e të drejtave të tyre.