E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligji i ri për sigurimin shëndetësor, shërbim edhe në privat

Ajo sqaroi se ky ligj do të reformojë skemën e sigurimit shëndetësor.

“Ligji i ri u hartua nga specialistet tanë, një punë disa vjeçare e konsultuar me ekspertët më të mirë të Bankës Botërore. Tani kemi në duar një ligj shumë të mirë për kushtet e Shqipërisë, ligj i cili i hap rrugën ambicieve tona dhe të Qeverisë që të bëhet mbulimi i plotë i popullatës nga sigurimet shëndetësore”, tha Hana. Sipas saj, ligji mbulon të siguruarit të cilët paguajnë 3.4% kontribute ndërsa të pasiguruarit mbulohen nga shteti.

“Në fakt, shteti merr përsipër një peshë të konsiderueshme financiare (më tepër se në vendet evropiane) duke mbuluar të papunët, fëmijët, pensionistët etj. Pra ka një proteksion të lartë social”, vijoi drejtoresha e ISKSH-së.

Në këtë skemë, do të ketë paketa të përcaktuara shërbimi, që përfshihen vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor publik dhe në spitalet publike. E pyetur për mbulimin e shërbimit privat, drejtoresha e ISKSH-së u shpreh se “për herë të parë, ligji parashikon kontraktimin me shërbimin privat, duke futur elementin e konkurrencës, i cili padyshim do të sjellë një cilësi më të  mirë shërbimi për pacientët”./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-12 14:40
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›