Rama reagon për videon: Kusarët po vjedhin popullin

Ai tha se kusarët po i bëjnë karshillek popullit. “Mbrëmë u pa nga të gjithë me zë dhe figurë një nga episodet që ndodhin prej kohësh në çatinë e qeverisë së krijuar nga votat e vjedhura. Sot u dëgjuan kryeministri dhe zëvendësi i tij, kusari dhe matrapazi që u treguan shqiptarëve që jo vetëm kanë vjedhur votat por me fuqinë e shtetit të kapur e parave të pista duan të vazhdojnë të vjedhin duke u tallur”, theksoi Rama gjatë konferencës për shtyp.
Ai akuzoi ministrat dhe kryeministrin, se po bëjnë gërdinë me hidrocentralet në vend. “Mbrëmë u pa dhe dëgjua botërisht një episode prej pak minutash lidhur me lumin dhe llumin e korrupsionit të Saliut, Ilirit dhe Rulave të këtij pushteti që po bën kërdinë me HEC-e e TEC-e, me miniera dhe naftën e këtij vendi. Sot ndodhi diçka më e rëndë pasi botërisht ai që duhet të largohej dhe ai që duhej ta largonte, i dhanë popullit provën tronditëse se pse janë bërë bashkë, pse rrinë bashkë dhe pse duhet të vazhdojnë të rrinë bashkë në këtë koalicion”, vijoi kreu i opozitës.
Sipas Ramës, në atë pazar nuk ishte vetëm Ilir Meta, por vetë kryeministri. “Kur ai tjetri gjezdis me bllok në xhep për të bërë rrush e kumbulla pasuritë e shqiptarëve gjithçka tregon vet. U provua pse u vodhën zgjedhjet dhe pse u bashkua Meta me Saliun. Shqiptarët presin një reagim të fortë prej nesh si partia më e madhe politike në vend. Premtoj se ky reagim nuk do të mungojë. Pasnesër Asambleja shpall konkluzionet dhe vendimet përkatëse. Sot është më shumë se kurrë dita që çdo shqiptar i arsyeshëm jo vetëm të kuptojë por të jetë edhe në lartësinë e duhur për të larguar një qeveri që synon të vjedhë zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë”, vijoi Rama.
Kanë paturpësinë të tallen me shqiptarët-shtoi ai-duke mohuar gjëra që shihen me sy. Në çdo vend, ky episode duhet të kishte sjellë dorëheqjen apo largimin e çdo anëtari të qeverisë. "Sot, është ndryshe pasi jo vetëm nuk ndodh kjo por mund të ndodhë vetëm e kundërta siç ndodhi. U tha populli nuk ka parë atë që pa dhe nuk ka dëgjuar atë që dëgjoi. Madje na thanë se qenka vepër e krimit që ka kapur opozitën dhe median”, u shpreh kreu i selisë rozë./S.Lleshi/Start/
2011-01-12 14:38
[