E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Drejtësia të hetojë për videon ndaj Metës

Butler vlerësoi se "lufta kundër korrupsionit është kriteri kryesor për një vend që kërkon anëtarësimin në BE”.

“Ne sapo kemi vërejtur këto zhvillime në Shqipëri dhe nuk mund të flasim specifikisht. Siç ju e dini në Shqipëri ka një sistem ligjor i cili duhet të veproj në këto raste nëse ato konfirmohen. Kjo është në radhë të parë për prokurorinë që të ndjek në vazhdimësi informacionin e dhëne dhe të nisë hetimet. Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat në 2009 dhe komisioni dha opinionin e tij në nëntor 2010, në të cilin lufta kundër korrupsionit është pjesë e kriterit politik dhe në fakt përben kriterin bazë për anëtarësimin e plotë. Siç është theksuar në 12 kriteret bazë të hartuara për Shqipërinë në opinionin më të fundit komisioni thekson se ka nevojë për rezultate në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet hetim, procedim dhe dënim”, tha Butler.

Ajo shtoi se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin në cilin vend qoftë ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-12 13:15
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›