E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Universitetet jo reparte ushtarake. Rritni kuotat

Kryeministri ka bere nje thirrje publike per te gjitha universitetet qe ato te celin sa me shume mastera

Kryeministri Berisha deklaroi dje se universitetet duhet te rrisin kuotat per programet master. Duke folur per grupin parlamentar te Partise Demokratike ai tha se sistemi i Bolonjes e ben taksative qe te kete sa me shume kuota duke akuzuar universitetet se nuk po e bejne dicka te tille. Ai shtoi se universitetet duhet te jene me fleksibel qe te mos u perngjajne reparteve ushtarake.

Rrisni kuotat

Pavaresisht nga thirrjet qe u eshte bere universiteteve qe ato te percaktojne kuotat qe duan serish grupe studentesh nga fakultete te ndryshme me informojne se nuk po u jepet e drejta per te ndjekur masterin sipas ketyre mesazheve qe une marr per shkaqe te kufizimit te kuotes nga qeveria - tha Kryeministri duke shtuar Une di shume mire qe Ministria e Arsimit ne menyre te perseritur ka kerkuar rritjen e kuotave nga fakultetet por une edhe nje here dua tu bej thirrje sikunder Ministria e Arsimit duhet te dergoje shkrese se nuk do te kete asnje kufizim per te gjitha projektet qe ato jane te gatshem ti zbatojne ne master. Qellimi i sistemit te Bolonjes nuk eshte qe te ndaje dhe te denoje njerez qe disa ti lere 3-vjecar dhe disa te tjere ti beje 4 apo 5-vjecar jo absolutisht.

Sipas tij qellimi eshte se ne rast se ti studion 3 vjet dhe deshiron te besh nje pauze per te ndjekur punen dhe me pas tu rikthehesh studimeve kete mundesi te krijon sistemi i Bolonjes. Te njeh dhe te vlereson 3 vitet qe ke bere por ai sistem nuk ka asnje qellim te pengoje te marresh masterin profesional apo masterin shkencor. Sikunder Ministria e Arsimit dhe shpresoj edhe Shoqata e Rektoreve do te marrin masa per te hequr nga universitetet cdo lloj ngjashmerie me repartet ushtarake ne kuptimin qe cdo student per arsye te ndryshme mund te nderprese studimet ne cilen kohe te doje dhe ti rikthehet universitetit atehere kur ai ka mundesi universiteti nuk eshte ushtri hyre dhe do ta kryesh sherbimin ushtarak. Ka ngjarje njerezore qe i detyrojne studentet te ndjekin nje projekt tjeter - tha Berisha.

Jo repart ushtarak

Kryeministri kerkoi edhe me shume fleksibilitet nga universitetet per te cilat deklaroi se nuk duhet te jene reparte ushtarake. Une jam qe rektorati dekanati te percaktoje te gjitha kushtet e ndjekjes se leksioneve e ndjekjes se seminareve e dhenies se provimeve por vete studenti do te kete te drejten pa asnje lloj kufizimi qe une kete vit nuk mund te rri ne fakultete sepse kam nje probleme familjar apo personal. Universitetet nuk jane dhe nuk mund te jene reparte ushtarake ushtria eshte ushtria aty do te hysh dhe do besh periudhen e caktuar.Kjo i ben me fleksibel universitet tona sikunder u jep mundesi studenteve dhe studenteve qe per ndodhite e tyre gjate studimeve universitare te mos humbasin fillin e perfundimit te universitetit - tha Kryeministri.

Sipas tij ky nuk eshte nje standard aksidental por eshte nje standard oksidental perendimor dhe kjo kerkon te dalim nga disa skema qe koha i ka bere te pa vlefshme.

Nuk ka asgje kunder kerkeses kerkesat te forcohen madje ne menyre absolute do te shkohet duke u forcuar por i konsideron te gjitha ndodhite njerezore preferencat. Kerkohet te shtohet stafi pedagogjik sidomos kjo e masterave le ta shtojme ne e konsiderojme historike arritjen qe kete vit 70 e atyre qe mbaruan shkollat e mesme hyne ne universitete por historike do te jete edhe me shume kur ne vitet e ardhshme kontingjentet mbi 90 te atyre qe kane mbarua shkollat 9-vjecare hyjne ne gjimnaze dhe hyjne ne universitete atehere do te kete nje kontingjent shume me te madh - tha Berisha.

Situata

Thirrja e Kryeministrit vjen vetem nje dite pasi burime nga universitetet publike bene te ditur se nuk jane ne gjendje te percaktojne se cilet mastera do te funksionojne per shkak te ndryshimeve ne ligjin e arsimit te larte. Nje pjese e programeve master te universiteteve publike jane ne pikepyetje per shkak te rikonceptimit te masterave te nivelit te dyte me ligjin e arsimit te larte dhe konvertimin e tyre ne mastera shkencore. Burime nga keto universitete bejne te ditur se konvertimi i ka bere te mos jene ne gjendje te percaktojne se cilet mastera do te funksionojne per kete vit akademik dhe cilat jo.

Ne kete menyre burime nga universitetet publike bejne te ditur se kurset e tipit Master i nivelit te dyte qe tashme jane kthyer ne Mastera shkencore ne baze te ligjit te ri te arsimit te larte nuk mund te nisin programin e tyre te ri pasi kurrikulat i kane te pamjaftueshme. Sipas tyre keto programe tashme duhet te jene dyvjecare cka do te thote se duhet te kene 120 kredite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›