E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femrat shqiptare

/ /

Nga.UK LUSHI

Para se te thelloheni ne leximin e ketij shkrimi dua tju kerkoj te me beni nje nder. Ju lutem ndaloni per gjashtedhjete sekonda dhe mendoni cilat jane femrat te cilat jane pjese e jetes suaj nena gruaja gjyshja motra vajza tezja halla mbesa shoqja e dashura e zemres kolegia e punes apo ndoshta shefja juaj Asnjeri nga ju qofte femer apo mashkull nuk mund te thoni qe nuk keni se paku nje femer ne jeten tuaj. Ky artikull eshte per femrat apo per te qene me i sakte per femrat shqiptare dhe poziten e tyre ne shoqeri. Sipas librave te gjenezes thuhet qe jeta njerezore nis me Even dhe Adamin ose Haven dhe Ademin. Te verteten e ekzistences...

te femres dhe mashkullit prej fillimit te jetes nuk e konteston as teoria e evolucionit. Pra femra eshte e pranishme barasvlershem qe prej zanafilles se historise njerezore. Ne agun e lindjes se tij njerezimi mbijetonte nga gjuetia dhe femra ishte qendra e familjes apo struktures shoqerore sepse ajo drejtonte bazen e strehimit dhe vendoste per ndarjen e gjahut te vrare. Kjo periudhe njihet si koha e femres ose matriarkati. Me pas kur njerezimi zbuloi mbjelljen e kulturave bujqesore dhe zbutjen e kafsheve roli i femres u be dytesor. Ne kete stad te zhvillimit nevoja per zgjerim te territorit dhe mbrojtje nga konkurruesit agresore solli ne plan te pare burrin luftetar dhe te ashper. Kishte ardhur koha e mashkullit ose patriarkati kohe e cila pak a shume vazhdon edhe sot ne shumicen e shoqerive kombetare apo shteterore. Sido qe te jete nje faktor shume i rendesishem i cili ne kohen e sotme dallon shoqerite moderne dhe te zhvilluara nga ato te prapambetura eshte pozicioni i barabarte i femres me mashkullin. Ne keto shoqeri femra eshte faktor kyc ne shume fusha qe nga politika biznesi kultura e deri te arti.
Sot ne bote ka shume vende qe japin femra te shquara apo udhehiqen nga sish te jashtezakonshme. Momentalisht jane 17 vende lidershipi i te cilave eshte femeror. 11 prej ketyre drejtueseve te shtetit jane zgjedhur direkt nga votuesit. Dilma Rousseff ish-guerrilase dhe kandidate per kryetare te Brazilit nje nder shtetet qe po fiton peshe gjithnje e me shume ne skenen boterore ka shanse te mira te behet gruaja me e fuqishme ne planet nese zgjidhet ne postin e kryetares duke tejkaluar edhe fuqine e kancelares gjermane Angela Merkel dhe sekretares amerikane te Shtetit Hillary Clinton. Femrat jane duke avancuar edhe ne fusha te tjera p.sh. ne 2009-n ato rrembyen cmimin Nobel per ekonomi kimi fiziologji-mjekesi dhe letersi. Ne listen e 400 njerezve me te pasur ne bote te perpiluar nga revista amerikane Forbes ne dhjeteshen e pare dy jane femra. Shkurt e qarte femrat kane hipur lart ne hierarki. Ato jane shefe ekzekutive te korporatave te fuqishme si fjala vjen Irene Rosenfeld e Kraft Foods Indira Nooyi e Pepsit apo Gail Kelly e Westpac. Femrat e suksesshme i gjen kudo ne media muzike gjykata boten akademike dhe ne ushtri.
Ne Amerike ne vendin me te zhvilluar dhe te fuqishem ne bote marsi i vitit 2010 solli nje ndryshim te papare deri me sot. Per here te pare ne historine e Amerikes fuqia punetore perbehet nga me shume se 50 per qind prej femrave. Ne vitin 1945 meshkujt ishin 70 per qind e ketij elementi te produktivitetit. Edhe shumica relative e pozicioneve menaxheriale mbahen nga femrat. Per cdo dy meshkuj te diplomuar ne Amerike tri femra marrin diplome fakulteti. Padyshim merita kryesore per progres u takon femrave amerikane por edhe shoqeria ka pergatitur nje terren shume te pershtatshem qe gjinia femerore te arrije maksimumin e potencialit te vet. Fituese kane qene dhe jane edhe femrat edhe shoqeria.
Ku jane shqiptaret dhe femrat shqiptare ne kete konstelacion te ndryshimeve neper bote dhe nderrimeve neper vendet tona ne Ballkan sidomos pergjate tranzicionit te dy dekadave te fundit Pergjigja e sinqerte eshte gati ne fund te pusit Kjo pozite jo e mire e femres sone nuk eshte si rezultat i mosperpjekjeve te femrave shqiptare per te permiresuar poziten e tyre dhe te shoqerive ku jetojne. Perkundrazi.
Nder shqiptare ne ditet e sotme ka disa femra qe kane qene dhe jane shume te suksesshme. Arritjet e tyre i gjen ne rezistencen tone ne arsim ne media ne sport dhe ne aktivitete kulturore. Porse rezultatet e tyre jane kryesisht pasoje e angazhimit vetjak te femrave tona dhe krejt pak te perkrahjes se shoqerise dhe sistemeve tona. Femrat shqiptare ne sistemin e kaluar kane perjetuar ndryshime dramatike pozitive porse tangjenti i ngjitjes nuk e ka zgjeruar kendin. Ka bile edhe paradokse p.sh. shpesh here posacerisht ne dekaden e fundit ka ngjare kur femrat shqiptare dalin neper bote dhe cajne perpara si ne shkollim ashtu edhe ne karriere. Ato i gjen neper Europe e Amerike ne shkollat me prestigjioze duke punuar per kompani te njohura duke menaxhuar spitale duke botuar ne gjuhe te huaja apo edhe duke ngritur biznese. Femrat tona shkelqejne kudo ne bote ndersa shume me pak neper vendet e shqiptareve ne Ballkan.
Kjo nuk ndodh ngaqe nuk kemi femra profesioniste te kualifikuara dhe te gatshme por sepse shoqerite shqiptare jane te mbufatura nga fodulleku injorant mashkullor dhe frika e tyre nga konkurrenca. Per ilustrim perfaqesueset tona te gjinise femerore fatkeqesisht nuk marrin gati fare pjese ne vendimmarrjen politike. Ka me shume se njezet vjet qe ne universin e politikes shqiptare ka vetem nje kryetare te Kuvendit ne Tirane dhe asnje pretenduese kunder lidereve tane burrerore per pozita te larta shteterore. Nje gjendje e tille duhet gjithsesi te alarmoje edhe femrat por sidomos politikanet tane meshkuj qe kujtojne se ndoshta nuk duhet te pensionohen kurre. Situata nuk duket me e mire as ne rrethet akademike shkencore artistike dhe te biznesit.
Zhvillimet shoqerore ne shekullin XXI si dhe ekonomite e sotme kerkojne inkuadrim eficient te faktorit femer ne procese. Shume hulumtime shkencore kane ardhur ne perfundimin qe fuqia intelektuale eshte ajo qe percakton vleren e nje personi ne makinerine e zhvillimit dhe progresit modern. Femrat dhe meshkujt kane kapacitet te njejte intelektual. eshte e verteta keto studime kane treguar qe femrat kane nje avantazh te vogel perkundrejt meshkujve ne aftesine komunikuese dhe te inteligjences sociale. Duke marre parasysh tendencen planetare te interesit me te madh te femrave per shkollim dhe kredenciale formale gjithcka flet per nevojen imediate te interesimit te shoqerive shqiptare per femren.
Tradicionalisht eshte konsideruar normale qe femra shqiptare te rrinte ne shtepi ti bindej burrit babait dhe vellait. Keto kushtezime jane deshmuar te demshme dhe te papajtueshme me te tashmen dhe progresin. Femrat tona medoemos duhet te fillojne te shtyjne ceshtjen e tyre ne menyre me agresive. Meshkujt shqiptare deri me sot jane treguar te papergjegjshem dhe te paafte per te kuptuar qe ecja perpara e femrave eshte ecje edhe e meshkujve prandaj femrat shqiptare duhet te ripozicionohen dhe te njemendesojne te drejtat dhe interesat e veta duke perdorur fuqine e tyre votuese perfaqesuese dhe te krijimit te rrjeteve.
Shkeputja e shqiptareve nga prapambetja nuk do te ndodhe pa nje revolucion ne marredheniet gjinore dhe vendosjen e femrave shqiptare ne fronin te cilin ato natyrshem do te duhej ta kene menjehere afer dhe ne te njejten lartesi me karriget mbreterore te meshkujve shqiptare. Kush ka dyshime per kete nuk e kupton boten moderne.
Dhe ne fund para se te dilni nga leximin i ketij shkrimi dua tju kerkoj te me beni edhe nje nder tjeter. Ju lutem ndaloni per tri minuta dhe kujtoni cilat jane femrat te cilat jane pjese e jetes suaj nena gruaja gjyshja motra vajza tezja halla mbesa shoqja e dashura e zemres kolegia e punes apo ndoshta shefja juaj
Asnjeri nga ju qofte femer apo mashkull nuk mund te thote qe nuk keni se paku nje femer ne jeten tuaj. Perndryshe as nuk do te kishit lindur sepse nuk do te kishit pasur nene. Le te ndihmojme te gjithe ne fitoren e femrave shqiptare. Do te jete fitorja e te gjithe neve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›