E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djathi dhe majoneza

/ /

Nga.EDMOND TUPJA

Qysh ne krye te heresdeshiroj ta siguroj lexuesin e vemendshem e te paanshem te kesaj rubrike se nuk kam hic nder mend ti tregoj sot ndonje fabul te frengut La Fonten ndonese nje numer fabulash te ketij te fundit me duken mjaft aktuale nder te tjera edhe per situaten politike ne Shqiperi. Titullin e sotem te shkrimit tim ma frymezoi natyrshem fakti qe fjala djathe rri shume bukur prane se djathtes sone per shembull po te shkruash ose te thuash djathi i se djathtes...

te njejten gje mund te pohoj edhe per fjalen majoneze e cila rri shume bukur prane se majtes sone per shembull po te shkruash ose te thuash majoneza e se majtes. Me shume deshire gati me pasion do te doja tani te vezhgoja se cfare kane te ngjashme e te ndryshme djathi dhe majoneza per te keqyrur pastaj nese keto ngjashmeri e ndryshime pasqyrohen tek e djathta dhe tek e majta shqiptare.
Se pari nese ka nje vend qe dallohet per djatherat e tij ai eshte Franca ku ekzistojne mbi 600 lloje te ketij derivati te qumeshtit nder keta djathera ka qe bien ere te kendshme por edhe qe qelben ere myk cka pasqyrohet edhe ne leksikun e gjuhes frenge keshtu frengjte thone ne trajte sentencash se Nje vakt pa djathe eshte si nje bukuroshe qe ka vetem nje sy ose Nje vakt pa djathe eshte si nje e puthur pa mustaqe por gjithashtu ata thone cuditerisht Sa me shume te qelbet ere djathi aq me i mire eshte ai madje me ka qelluar te ha djathe shume te mire d.m.th. me ere te qelbur deri edhe me krimba. Nga ana tjeter rastesia ka bere qe edhe majoneza te kete per atdhe pikerisht Francen tipike per majonezen eshte se kur nuk e blen te gatshme por e pergatit vete ka rrezik qe ajo te pritet ose te mos lidhet mire ndersa helmimi me majoneze eshte tejet i demshem per shendetin e njeriut pavaresisht simpative te tij politike.
Para se tu kthehem dy kraheve te politikes shqiptare per te pare se cili prodhim parapelqehet nga bashkatdhetaret e mi djathi i se djathtes apo majoneza e se majtes le te me lejoje lexuesi te shfaq hapur mendimin tim duke pranuar se prej shume e shume kohesh qe kur vajta per studime ne France sa here behet fjale per te ngrene parapelqej djathin ndaj majonezes sigurisht qe me pelqen here pas here ta shijoj majonezen por djathin nuk e ndaj kurre nga tryeza. Ky fakt ndoshta ka ndihmuar sigurisht ne menyre te pavetedijshme ne percaktimin e preferencave te mia per djatherat e jo per majonezerat pastaj a nuk thuhet me natyrshem ne gjuhen shqipe buke me djathe sesa buke me majoneze
Gjithsesi le te shohim tani se cpo ndodh ne Shqiperi me djathin e se djathtes dhe me majonezen e se majtes. Po te nisemi nga proverbi francez sipas te cilit Sa me shume te qelbet ere djathi aq me i mire eshte ai jam i mendimit se e djathta sot ne pushtet duhet te tregohet me e kujdesshme me eren e djathit sepse kjo ere mund te fshehe eren e korrupsionit fenomen ky qe pertej se djathtes dhe se majtes po kercenon realisht te ardhmen europiane te vendit tone ngaqe krimbat e kam fjalen per ata te korrupsionit jane shume me te rrezikshem sesa ata te djathit nga ana tjeter Partia Demokratike duhet te ruhet nga njefare myku qe ashtu si te djathi blu bleu dAuvergne ose blue cheese po ta kaloje dozen e lejueshme rrezikon tia prishe shijen qe le ajo partia dhe jo ai djathi tek njerezit e thjeshte. Persa i perket majonezes se te majtes aktualisht ajo nuk me duket e lidhur mire sepse qe nga zgjedhjet e fundit parlamentare disa kontradikta e kane tronditur kohezionin gati leninist te Partise Socialiste e cila nuk duhet te harroje qe helmimi me majoneze mund te jete vdekjeprures ose ti lere asaj pasoja te pandreqshme. Se fundi nje interpretim i fjales majoneze ne te folmen tiranase na con te shprehja Nmajonez d.m.th. Ne maje eshte ndezur. Kush keshtu Partia Socialiste sdo mend sepse sic e kane treguar zhvillimet e fundit ne gjirin e kesaj partie sidomos ne kryesine e saj pra ne maje debati ndizet ashper here pas here lidhur me disa ceshtje te strategjise e te taktikave te saj.
Per ta mbyllur kete persiatje djathin dhe majonezen ne kuptimin qe po u jap sot ketyre dy fjaleve mund ti kisha zevendesuar me dy prodhime me tipike te kuzhines shqiptare per shembull me qullin dhe kosin aq me teper qe proverbi Kush digjet nga qulli i fryn kosit po behet sa vjen e me shume aktual per shume shqiptare te zhgenjyer gjate viteve te tranzicionit edhe nga djathi i se djathtes edhe nga majoneza e se majtes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›