E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pellumbi, replika me Ramen

Oli Xhilaga

Pellumbi ka replikuar me kryetarin Edi Rama, duke "respektuar" ne kete menyre dhe traditen e debatit brenda socialisteve. Pavaresisht se Asambleja Kombetare e Partise Socialiste miratoi ne unanimitet te gjitha ceshtjet e perfshira ne axhenden e punimeve, nuk kane munguar zerat kunder. Ne mbledhje e saj te radhes, e zhvilluar dje ne qytetin e Vores, forumi me i larte vendimmarres, kishte te perfshire ne rend te dites tre ceshtje, te cilat pas raportimeve dhe diskutimeve mbi to, u kaluan pa debat mes anetareve te asamblese socialiste. Deri me pare sherri dhe debati pergjate mbledhjeve te forumeve drejtuese socialiste ishte nje tradite, e cila duket sikur eshte braktisur pothuajse krejtesisht. Por, takimi i djeshem nuk shpetoi pa ndonje nderhyrje te vogel. Keshtu, edhe pse te gjitha ceshtjet ne takimin e djeshem paten konsensusin e anetareve te ketij forumi, per reformen zgjedhore, e konkretisht drafti i propozuar nga PS eshte kundershtuar nga ish-sekretari i marredhenieve nderkombetare ne kete parti, Maqo Lakrori.

Takimi

Mbledhja e djeshme e Asamblese Kombetare te PS-se edhe pse e shoqeruar pergjate gjithe kohes nga nje fryme bashkepunimi dhe mirekuptimi mes anetareve te saj, serish pati disa nderhyrje qe vinin ne formen e kundershtive apo dhe te kritikave per kupolen roze. Ne kete menyre, burime prane ketij takimi bene me dije se, ish-numri dy i PS-se, njekohesisht ish-kryetari socialist i Kuvendit, Servet Pellumbi, ka shprehur pakenaqesi lidhur me deklaratat e kryetarit socialist. Me konkretisht, ish-nenkryetari Pellumbi, duke leshuar nje kritike te drejtperdrejte per kryetarin Rama, iu referua thirrjes per bashkim mes te djathteve dhe te majteve, deklarate kjo e dhene nga Rama gjate takimeve ne zona te ndryshme te vendit. Sipas Pellumbit, PS eshte parti e majte dhe nuk mund te nderroje qendrimin e saj. Por, kundrejt kesaj kritike, kryetari Rama eshte shprehur se tendenca sot e te majtes dhe e te djathtes eshte larg asaj te tradicionales. Gjithashtu, nje nga ceshtjet e rendit te dites ne kete takim ishte dhe diskutimi per reformen zgjedhore, ku, sikurse dihet, PS ka propozuar nje sistem elektoral proporcional rajonal me lista shume-emerore. Nderkohe qe i vetmi ze kundershtues per amendamentin kushtetues ka qene ai i ish-sekretarit socialist, Maqo Lakrori, i cili eshte shprehur ne mbrojtje te sistemit aktual. Por kundrejt ketij pretendimi ka reaguar kreu socialist, Rama, i cili i eshte kunderpergjigjur se eshte pikerisht ky sistem, qe realizoi blerjen e Lakrorit nga kandidati i PD-se, ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2005.

Axhenda

Anetaret e AK-se mirepriten raportimet dhe informimet e bera gjate mbledhjes se djeshme. Keshtu, sikurse u be e ditur, tre ishin ceshtjet per te cilat do te njihej e me pas do te miratoheshin nga ky forum, konkretisht, raporti per zgjedhjet ne parti, i prezantuar nga sekretari Organizativ, Blendi Klosi, informim lidhur me ecurine e turit "Dialog me Shqiperine", nga sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe i Koordinimit, Fatmir Xhafa, si dhe raporti mbi diskutimet, debatet dhe konsultimet lidhur me reformen zgjedhore, nga sekretari per Ceshtjet Elektorale, Kastriot Islami. Ceshtja e fundit, e cila lidhej pikerisht me amendamentet kushtetuese per reformen zgjedhore, pasi kishte marre miratimin e Kryesise se PS-se, nisme e ndermarre me pas nga Grupi parlamentar i kesaj partie, dje mori dhe firmen e ketij forumi. Gjithashtu, po dje, AK miratoi dhe ngritjen e nje grupi pune, te perbere nga ligjvenes socialiste, te cilet me ane te nje nisme ligjore te bejne te mundur qe Kuvendi te marre pergjegjesine dhe te angazhoje ligjerisht qeverine per t'ju pergjigjur deri ne nje te gjitha nevojave financiare dhe materiale per banoret e Gerdecit te prekur nga tragjedia e 15 marsit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›