Ligji per Artin nis debati ne seancen parlamentare
Tirane 26 Tetor NOA/ Milena Selimi - Ka nisur sot ne mengjes seanca parlamentare mbi projektligjin Per Artin i cili sot shkon ne fazen e diskutimit dhe shqyrtimit te tij nen per nen nga deputetet e kuvendit.
Komisioni per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ne rendin e dites se djeshme ka diskutuar per kete ligj te shumeperfolur i cili duket se do te vazhdoje te kete argument pro dhe kunder.
Ne analizen e pare duket se ligji i ka lene te pakenaqur anetaret e se majtes.
Perfaqesuesit e opozites qe nga kryetarja Valentina Leskaj dhe anetaret Luiza Xuvani Alfred Dalipi Agim Leka etj ne diskutimet e tyre ngriten shqetesimin mbi fenomenin e centralizimit te gjithe veprimtarise kulturore te artit skenik.
Ligji parashikon qe te ngreje Qendren Kombetare te Artit e cila do te kryesohet nga nje kryetar i emeruar nga Keshilli i Ministrave pas propozimit te ministrit dhe i drejtuar nga nje bord me 7 vete te cilet do te perzgjidhen ne baze te propozimeve nga ministria e Kultures dhe nga teatrot kombetare.
Anetaret e komisionit Luiza Xhuvani dhe Alfred Dalipi u treguan skeptike per ligjin pasime menyren se si eshte strukturuar nuk garanton decentralizim dhe funksionim te strukturave lokale atje ku ekzistojne.
Seanca parlamentare po vazhdon punimet me diskutimet mbi projektligjin Per Artin.
m.s/n.e/NOA